SHBA-ja me ndihmë të re për Ukrainën në vlerë prej afër 3 miliardë dollarësh

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka njoftuar për ndihmën e re ushtarake për Ukrainën në vlerë prej pothuajse 3 miliardë dollarësh. Ky njoftim u bë në ditën kur Ukraina po shënon përvjetorin e 31-të të pavarësisë dhe njëherësh edhe gjashtëmujorin e pushtimit të nisur nga Rusia.
“Jam krenar të njoftoj për ndihmën tonë më të madhe të sigurisë deri më tani: pothuajse 2.98 miliardë dollarë armë dhe pajisje ushtarake do të jepen përmes Nismës për Ndihmën e Sigurisë për Ukrainën”, tha Biden përmes një deklarate.
“Kjo paketë e ndihmës do t’i mundësojë Ukrainës të blejë sisteme të mbrojtjes ajrore, sisteme artilerish dhe municionesh, dronë dhe radarë për t’u siguruar se mund të vazhdojë ta mbrojë veten në terma afatgjatë”, shtoi Biden.
Fondet mund të përdoren për kostot e menjëhershme të luftës, përfshirë edhe blerjen e furnizimeve dhe armëve. Kjo paketë e ndihmës është e ndarë nga Autoriteti i Tërheqjes Presidenciale, mekanizëm që i ka lejuar Bidenit të urdhërojë transferimin e armëve dhe municioneve për forcat ukrainase nga depotë ushtarake amerikane.
Të premten, Pentagoni njoftoi për paketën e re nga Autoriteti i Tërheqjes Presidenciale në vlerë prej 775 milionë dollarësh. Në këtë pako të ndihmës u përfshin disa lloje të raketave, artilerisë dhe armëve të tjera dhe municioneve.
Retrospektivë: Rruga e Ukrainës drejt pavarësisë më 1991
1/23Turma njerëzish me veshje me ngjyrat kombëtare të Ukrainës duke demonstruar para selisë së Partisë Komuniste në Kiev, në gushtin e vitit 1991. Gjatë kohës sovjetike shtypeshin shprehjet e identitetit gjuhësor, kulturor dhe fetar ukrainas. Ukrainasit nganjëherë vriteshin, burgoseshin apo mërgoheshin për shkak se ata thjesht konsideroheshin se ishin në favor të pavarësisë së Ukrainës.
Në Ukrainë, 24 gushti shënohet si Dita e Pavarësisë. Teksa vendi po lufton për të ruajtur sovranitetin e saj nga një pushtim rus i shkallës së gjerë, Radio Evropa e Lirë i bën një vështrim retrospektiv ngritjes së një Ukraine të lirë nga rrënojat e Bashkimit Sovjetik më 1991. (Përgatiti: Trim Haliti)
2/23Disidentët paguan një çmim veçanërisht të shtrenjtë. Figurat si Vasyl Stus, Yuriy Lytvyn dhe Oleksa Tykhyi u rivarrosën në Kiev më 19 nëntor 1989, me flamurin asokohe të ndaluar ukrainas të ekspozuar krenarisht. Që të tre vdiqën në burg, ku po mbaheshin për krime të ndryshme, përfshirë “aktivitetin antisovjetik” dhe “nxitjen dhe propagandën antisovjetike”.
Në Ukrainë, 24 gushti shënohet si Dita e Pavarësisë. Teksa vendi po lufton për të ruajtur sovranitetin e saj nga një pushtim rus i shkallës së gjerë, Radio Evropa e Lirë i bën një vështrim retrospektiv ngritjes së një Ukraine të lirë nga rrënojat e Bashkimit Sovjetik më 1991. (Përgatiti: Trim Haliti)
3/23Më 21 korrik 1990, 3 milionë ukrainas i bashkuan duart për të formuar një zinxhir njerëzor, “Valën Ukrainase”, nga Lvivi deri në kryeqytetin Kiev, për të shënuar përvjetorin e 71-të të republikës jetëshkurtër ukrainase, që ishte themeluar më 1919. Ky ishte demonstrimi më i madh në Ukrainën e viteve të fundit të kohës sovjetike.
Në Ukrainë, 24 gushti shënohet si Dita e Pavarësisë. Teksa vendi po lufton për të ruajtur sovranitetin e saj nga një pushtim rus i shkallës së gjerë, Radio Evropa e Lirë i bën një vështrim retrospektiv ngritjes së një Ukraine të lirë nga rrënojat e Bashkimit Sovjetik më 1991. (Përgatiti: Trim Haliti)
4/23Zgjedhjet në marsin e 1990-s thyen monopolin në pushtet të Partisë Komuniste në Ukrainë. Disa muaj më vonë, teksa presidenti sovjetik, Mihail Gorbachev, mëtoi të parandalonte shpërbërjen e BRSS-së, qindra mijëra njerëz morën pjesë në protesta dhe në greva në mbarë Ukrainën, duke bërë thirrje për pavarësi.
“Revolucioni në granit” ishte një protestë studentore e mbajtur atë vit, në tetor, në Maidan Nezalezhnosti (Sheshin e Pavarësisë), në Kiev.
Në Ukrainë, 24 gushti shënohet si Dita e Pavarësisë. Teksa vendi po lufton për të ruajtur sovranitetin e saj nga një pushtim rus i shkallës së gjerë, Radio Evropa e Lirë i bën një vështrim retrospektiv ngritjes së një Ukraine të lirë nga rrënojat e Bashkimit Sovjetik më 1991. (Përgatiti: Trim Haliti)
5/23Më 1 gusht 1991, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H. W. Bush, mbajti një fjalim, në të cilin ai paralajmëroi ukrainasit për rreziqet e “nacionalizmit vetëvrasës”, një frazë e përdorur nga Gorbachev. Ai po ashtu i këshilloi ata të kujtonin se “liria nuk është e njëjtë si pavarësia”. Katër muaj më vonë, Bush ndryshoi qëndrim, kur u detyrua të njihte një Ukrainë të pavarur.
Bush (majtas) dhe kryetari i Parlamentit të Ukrainës, Leonid Kravchuk, gjatë bisedimeve më 5 gusht 1991.
Në Ukrainë, 24 gushti shënohet si Dita e Pavarësisë. Teksa vendi po lufton për të ruajtur sovranitetin e saj nga një pushtim rus i shkallës së gjerë, Radio Evropa e Lirë i bën një vështrim retrospektiv ngritjes së një Ukraine të lirë nga rrënojat e Bashkimit Sovjetik më 1991. (Përgatiti: Trim Haliti)
6/23Një përpjekje puçi u bë ndërmjet 19 dhe 22 gushtit, nga komunistët e linjës së ashpër, që kërkonin të rrëzonin Gorbachevin dhe të anulonin reformat e tij. Përpjekjet e tyre u përballën me rezistencë popullore dhe dështuan shpejt. Në ditët kaotike që pasuan, më 24 gusht, parlamenti ukrainas shpalli pavarësinë e vendit, që duhej të ratifikohej nga populli përmes një referendumi më 1 dhjetor 1991.
Në Ukrainë, 24 gushti shënohet si Dita e Pavarësisë. Teksa vendi po lufton për të ruajtur sovranitetin e saj nga një pushtim rus i shkallës së gjerë, Radio Evropa e Lirë i bën një vështrim retrospektiv ngritjes së një Ukraine të lirë nga rrënojat e Bashkimit Sovjetik më 1991. (Përgatiti: Trim Haliti)
7/23Ukrainasit festuan shpalljen e pavarësisë më 24 gusht, duke ngritur në ajër ish të burgosurin politik, Levko Lukyanenko. Ai ishte njëri ndër themeluesit e Grupit ukrainas të Helsinkit më 1976. Lukyanenko po ashtu ishte bashkautor i deklaratës së pavarësisë së vitit 1991.
Në Ukrainë, 24 gushti shënohet si Dita e Pavarësisë. Teksa vendi po lufton për të ruajtur sovranitetin e saj nga një pushtim rus i shkallës së gjerë, Radio Evropa e Lirë i bën një vështrim retrospektiv ngritjes së një Ukraine të lirë nga rrënojat e Bashkimit Sovjetik më 1991. (Përgatiti: Trim Haliti)
8/23Zgjedhjet e para të drejtpërdrejta presidenciale në historinë e Ukrainës u caktuan të mbaheshin më 1 dhjetor 1991, të njëjtën ditë kur do të mbahej referendumi për pavarësinë.
Një mbështetëse e kandidatit për president, Kravchuk, duke mbajtur një pllakat nga fushata e tij, në Kiev, më 30 nëntor.
Në Ukrainë, 24 gushti shënohet si Dita e Pavarësisë. Teksa vendi po lufton për të ruajtur sovranitetin e saj nga një pushtim rus i shkallës së gjerë, Radio Evropa e Lirë i bën një vështrim retrospektiv ngritjes së një Ukraine të lirë nga rrënojat e Bashkimit Sovjetik më 1991. (Përgatiti: Trim Haliti)
9/23Një aktivist fushate duke mbajtur një gazetë, ku shkruante “Për një Ukrainë të lirë”, në Kiev.
Në Ukrainë, 24 gushti shënohet si Dita e Pavarësisë. Teksa vendi po lufton për të ruajtur sovranitetin e saj nga një pushtim rus i shkallës së gjerë, Radio Evropa e Lirë i bën një vështrim retrospektiv ngritjes së një Ukraine të lirë nga rrënojat e Bashkimit Sovjetik më 1991. (Përgatiti: Trim Haliti)
10/23Një mbështetës duke mbajtur një pllakat fushate për ish-disidentin Lukyanenko, që po garonte për president, në Kiev.
Në Ukrainë, 24 gushti shënohet si Dita e Pavarësisë. Teksa vendi po lufton për të ruajtur sovranitetin e saj nga një pushtim rus i shkallës së gjerë, Radio Evropa e Lirë i bën një vështrim retrospektiv ngritjes së një Ukraine të lirë nga rrënojat e Bashkimit Sovjetik më 1991. (Përgatiti: Trim Haliti)
11/23Flamuj ukrainas dhe evropianë gjatë një tubimi pro pavarësisë në Kiev.
Në Ukrainë, 24 gushti shënohet si Dita e Pavarësisë. Teksa vendi po lufton për të ruajtur sovranitetin e saj nga një pushtim rus i shkallës së gjerë, Radio Evropa e Lirë i bën një vështrim retrospektiv ngritjes së një Ukraine të lirë nga rrënojat e Bashkimit Sovjetik më 1991. (Përgatiti: Trim Haliti)
12/23Fletëvotimi historik përmbante pyetjen: “A e konfirmoni Aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Ukrainës?”, me dy përgjigje të mundshme: “Po, e konfirmoj”, dhe “Jo, nuk e konfirmoj”.
Në Ukrainë, 24 gushti shënohet si Dita e Pavarësisë. Teksa vendi po lufton për të ruajtur sovranitetin e saj nga një pushtim rus i shkallës së gjerë, Radio Evropa e Lirë i bën një vështrim retrospektiv ngritjes së një Ukraine të lirë nga rrënojat e Bashkimit Sovjetik më 1991. (Përgatiti: Trim Haliti)
13/23Ukrainasit duke hedhur votën e tyre në Kiev, më 1 dhjetor 1991.
Në Ukrainë, 24 gushti shënohet si Dita e Pavarësisë. Teksa vendi po lufton për të ruajtur sovranitetin e saj nga një pushtim rus i shkallës së gjerë, Radio Evropa e Lirë i bën një vështrim retrospektiv ngritjes së një Ukraine të lirë nga rrënojat e Bashkimit Sovjetik më 1991. (Përgatiti: Trim Haliti)
14/23Vyacheslav Chornovil ishte rrethuar nga gazetarët në Lviv, teksa kombi votonte. Chornovil ishte politikan i shquar ukrainas dhe disident sovjetik, i cili kishte themeluar Lëvizjen Popullore të Ukrainës, e cila ishte angazhuar për reforma dhe sovranitet më të madh. Pas shumë vitesh përndjekjeje politike dhe arrestimeve të shumta, ai arriti të garonte si kandidat për president.
Në Ukrainë, 24 gushti shënohet si Dita e Pavarësisë. Teksa vendi po lufton për të ruajtur sovranitetin e saj nga një pushtim rus i shkallës së gjerë, Radio Evropa e Lirë i bën një vështrim retrospektiv ngritjes së një Ukraine të lirë nga rrënojat e Bashkimit Sovjetik më 1991. (Përgatiti: Trim Haliti)
15/23Votuesit duke pritur me durim për të votuar në minierën e Kalininit, në rajonin e Donjeckut, në lindje të Ukrainës.
Në Ukrainë, 24 gushti shënohet si Dita e Pavarësisë. Teksa vendi po lufton për të ruajtur sovranitetin e saj nga një pushtim rus i shkallës së gjerë, Radio Evropa e Lirë i bën një vështrim retrospektiv ngritjes së një Ukraine të lirë nga rrënojat e Bashkimit Sovjetik më 1991. (Përgatiti: Trim Haliti)
16/23Votuesit në Odesë duke u nënshkruar për të marrë fletëvotimet.
Në Ukrainë, 24 gushti shënohet si Dita e Pavarësisë. Teksa vendi po lufton për të ruajtur sovranitetin e saj nga një pushtim rus i shkallës së gjerë, Radio Evropa e Lirë i bën një vështrim retrospektiv ngritjes së një Ukraine të lirë nga rrënojat e Bashkimit Sovjetik më 1991. (Përgatiti: Trim Haliti)
17/23Lukyanenko duke u nënshkruar për të hedhur votën e tij.

19/23Serhiy Hodorovskiy (djathtas) duke shikuar teksa gjyshja e tij, Rosa Hordorovskaiya, 80-vjeçe, hidhte votën e saj në shtëpinë e saj, në Kiev. Për shkak të pamundësisë për të shkuar deri te qendra e votimit, kutia e votimit iu soll në shtëpi.
Në Ukrainë, 24 gushti shënohet si Dita e Pavarësisë. Teksa vendi po lufton për të ruajtur sovranitetin e saj nga një pushtim rus i shkallës së gjerë, Radio Evropa e Lirë i bën një vështrim retrospektiv ngritjes së një Ukraine të lirë nga rrënojat e Bashkimit Sovjetik më 1991. (Përgatiti: Trim Haliti)
20/23Nën portretin e Taras Shevchenkos, votuesit duke hedhur votat e tyre. Trashëgimia letrare e Shevchenkos konsiderohet gjerësisht si themeli i letërsisë moderne ukrainase, dhe, në një masë të madhe, i gjuhës moderne ukrainase.
Në Ukrainë, 24 gushti shënohet si Dita e Pavarësisë. Teksa vendi po lufton për të ruajtur sovranitetin e saj nga një pushtim rus i shkallës së gjerë, Radio Evropa e Lirë i bën një vështrim retrospektiv ngritjes së një Ukraine të lirë nga rrënojat e Bashkimit Sovjetik më 1991. (Përgatiti: Trim Haliti)
21/23Kravchuk duke votuar në Kiev. Ai mori 61.6 për qind të votave dhe u bë presidenti i parë i Ukrainës. Në vend të dytë u rendit Chornovil, me 23.3 për qind.
Në Ukrainë, 24 gushti shënohet si Dita e Pavarësisë. Teksa vendi po lufton për të ruajtur sovranitetin e saj nga një pushtim rus i shkallës së gjerë, Radio Evropa e Lirë i bën një vështrim retrospektiv ngritjes së një Ukraine të lirë nga rrënojat e Bashkimit Sovjetik më 1991. (Përgatiti: Trim Haliti)
22/23Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 84 për qind, ndërsa shumica dërrmuese – mbi 90 për qind – votuan për pavarësi. Në Krime, për pavarësi votuan 55 për qind e qytetarëve.
Në Ukrainë, 24 gushti shënohet si Dita e Pavarësisë. Teksa vendi po lufton për të ruajtur sovranitetin e saj nga një pushtim rus i shkallës së gjerë, Radio Evropa e Lirë i bën një vështrim retrospektiv ngritjes së një Ukraine të lirë nga rrënojat e Bashkimit Sovjetik më 1991. (Përgatiti: Trim Haliti)
23/23Më 8 dhjetor 1991, presidenti ukrainas Kravchuk (i dyti nga e majta), udhëheqësi bjellorus Stanislav Shushkevich (i treti nga e majta), dhe presidenti rus Boris Yeltsin (i dyti nga e djathta) nënshkruan një deklaratë se “Bashkimi Sovjetik si realitet gjeopolitik dhe subjekt i së drejtës ndërkombëtare ka pushuar së ekzistuari”.
Në Ukrainë, 24 gushti shënohet si Dita e Pavarësisë. Teksa vendi po lufton për të ruajtur sovranitetin e saj nga një pushtim rus i shkallës së gjerë, Radio Evropa e Lirë i bën një vështrim retrospektiv ngritjes së një Ukraine të lirë nga rrënojat e Bashkimit Sovjetik më 1991. (Përgatiti: Trim Haliti)
Previous slide
Next slide
Biden lavdëroi rezistencën e Ukrainës ndaj pushtimit rus, që nisi më 24 shkurt.
“Gjashtë muaj të sulmeve të vazhdueshme vetëm kanë forcuar krenarinë e ukrainasve për veten e tyre, për shtetin e tyre dhe për 31 vjetët e pavarësisë”, tha ai.
“Sot dhe çdo ditë ne qëndrojmë me popullin ukrainas”, shtoi presidenti amerikan.
Në 31-vjetorin e pavarësisë së Ukrainës, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u zotua se shteti i tij do ta luftojë Rusinë “deri në fund”.