Dyqane bosh, ski nëpër rrugë: SHBA-ja nën stuhinë dimërore
Dhjetëra miliona amerikanë po përballen me borë, ngricë dhe temperatura shumë të ulëta, pas paralajmërimeve për një stuhi dimërore që është shtrirë në një pjesë të mirë të Shteteve të Bashkuara. Ka raportime për të vdekur, mijëra fluturime janë anuluar dhe konsumatorët i kanë zbrazur dyqanet për të pasur furnizime disa ditë. Ka rajone ku shumë banorë kanë mbetur pa energji elektrike. (Përgatiti: Krenare Cubolli)
5
Shumica e dyqaneve morën këtë pamje. Amerikanët u furnizuan me nxitim, nga frika se situata mund të përkeqësohet.
6
Bora e madhe i la pa punë edhe shitësit ambulantorë.
7
Për dikë tjetër vetëm një palë ski kryenin punë për të dalë në rrugët e Nju Jorkut.
8
Situatë e pazakonshme u pa edhe brenda metrove të Nju Jorkut.