Ndërlidhjet

SHBA-ja shpall planin ekonomik për paqen në Lindjen e Mesme


Këshilltari i Lartë i Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner, gjatë një samiti për Lindjen e Mesme. Foto nga arkivi.

Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump shpalli një plan ekonomik prej 50 miliardë dollarësh si pjesë e planit të paqes izraelito-palestineze, duke thënë se një program investimi për palestinezët ishte një parakusht për t'i dhënë fund konfliktit disa dekadësh.

Këshilltari i Lartë i Shtëpisë së Bardhë, Jares Kushner hapi konferencën ndërkombëtare dyditore në Bahrejn, e cila ka për synim sigurimin e mbështetjes për planin i cili kundërshtohet nga palestinezët, mirëpo mbështetët nga aleatët e SHBA-së në rajon.

“Ne mund ta kthejmë rajonin nga një viktimë e konflikteve të kaluara, në një model për tregtisë dhe përparimit në botë”, deklaroi këshilltari Kushner, në hapje të konferencës në të cilën morën pjesë edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore.

Presidenti i autoritetit palestinez, Mahmud Abass, duke komentuar mbajtjen e konferencën në të cilën nuk marrin pjesë palestinezët, tha se zgjidhja politike është më e rëndësishme.

"Paraja është e rëndësishme. Ekonomia është e rëndësishme, por zgjidhja politike është më e rëndësishme”, ka deklaruar Abass.

Exposé: Gjasat e shtetësisë palestineze

Gjasat e shtetësisë palestineze
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:09:35 0:00

Në konferencë nuk mori pjesë as Qeveria e Izraelit.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, një aleat i ngushtë i presidentit Trump, tha se Izraeli është i hapur ndaj propozimit.

Uashingtoni shpreson që shtetet e pasura të Gjirit Arab të tregojnë një interes konkret për planin, i cili parashikon që 50 miliardë dollarë të investohen në territoret palestineze, Jordani, Egjipt dhe Liban.

“Të jetë e qartë se zhvillimi ekonomik dhe përparimi për palestinezët nuk është i mundur pa siguruar një zgjidhje të qëndrueshme politike të konfliktit, një zgjidhje që garanton sigurinë e Izraelit dhe respekton dinjitetin e palestinezëve”, tha Jared Kushner në hapje të konferencës që filloi të martën, ndërkaq i vazhdon punimet edhe gjatë ditës së mërkurë.

“Megjithatë, sot nuk ka të bëjë me çështjet politike. Ato do të jenë në rend dite në kohën e duhur”, tha Kushner.

Nuk është e qartë nëse ekipi i Trumpit ka në plan të heqë dorë nga "zgjidhja me dy shtete", që përfshin krijimin e një shteti të pavarur palestinez që jeton krah për krah me Izraelin.

Kombet e Bashkuara dhe shumica e vendeve mbështesin zgjidhjen me dy shtete, e cila është mbështetur nga çdo plan paqeje për dekada të tëra.

Ministri i Shtetit i Arabisë Saudite tha se një plan ekonomik i paraqitur nga këshilltari i lartë i Shtëpisë së Bardhë Jared Kushner, për territoret palestineze, mund të ketë sukses pasi që ai përfshin sektorin privat dhe nëse "ka shpresë për paqe".

"Unë me të vërtetë besoj se mund të bëhet nëse njerëzit besojnë se kjo mund të bëhet," tha Mohammed Al-Sheikh gjatë takimit në Bahrejn.

Në anën tjetër, drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde tha se zhvillimi në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës duhet të fokusohet në krijimin e vendeve të punës.

"Një nga aspektet vërtet të mira të planit është se identifikon disa nga sektorët, disa nga sektorët industrialë dhe ekonomikë, që do të jenë të favorshëm për vendet e punës", tha Lagarde.

Presidenti Trump pritet të shpallë pjesën politike të planit të tij të paqes në një datë të mëvonshme.

Përgatiti: Kestrin Kumnova
XS
SM
MD
LG