SHBA-ja dhe Rusia “kanë mënyra për të menaxhuar rrezikun bërthamor”

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Moskë, Elizabeth Rood.
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë disa mënyra për të menaxhuar kërcënimet bërthamore në nivel të agjencive të inteligjencës, ka thënë se e ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Moskë, Elizabeth Rood, për agjencinë shtetërore ruse, Ria Novosti.
Më herët gjatë këtij muaji, drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), William Burns është takuar me Sergei Naryshkinin, udhëheqësin e inteligjencës së jashtme ruse, duke e paralajmëruar për pasoja në rast se Rusia përdor ndonjë lloj të armës bërthamore, ka thënë Shtëpia e Bardhë.
Rusia ka thënë se çështjet e diskutuara kanë qenë “të ndjeshme” dhe nuk i ka komentuar më shumë.
“Shtetet e Bashkuara kanë kanale me Federatën e Rusisë për të menaxhuar rrezikun, sidomos rrezikun bërthamor, që ka qenë temë e takimit të zyrtarit Burns me homologun e tij”, ka thënë Rood.
“Drejtori Burns nuk e ka diskutuar zgjidhjen për konfliktin në Ukrainë”.
Kërcënimet bërthamore ruse riaktualizojnë strehimoret e Evropës
1/15Jacek, 37 vjeç, duke mbyllur derën e një strehimoreje në bodrumin e një ndërtese banimi në Varshavë, Poloni, më 19 tetor.
Mes luftimeve në zonat përreth instalimeve të energjisë bërthamore të Ukrainës dhe kërcënimeve të nënkuptuara të Rusisë për përdorimin e armëve bërthamore, Polonia ka urdhëruar pasjisjen me inventar të strehimoreve të saj.
Periudha e paqes që pasoi rënien e Bashkimit Sovjetik i qetësoi qeveritë që të neglizhonin planet e tyre të mbrojtjes civile. Strehëzat që dikur premtonin siguri gjatë epokës bërthamore janë më shpesh të neglizhuara, të papërshtatshme ose relikte muzeale të një kohe të shkuar.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
2/15Salla kryesore në bunkerin e epokës komuniste në Podborsko, Poloni, që ishte projektuar për të vendosur armë bërthamore.
Lufta ka shkaktuar frikë në të gjithë Evropën, veçanërisht në vende si Polonia dhe Rumania, të cilat kufizohen me Ukrainën dhe do të ishin shumë të ekspozuara ndaj pasojave nga një sulm eventual bërthamor ndaj fqinjit të tyre.
Periudha e paqes që pasoi rënien e Bashkimit Sovjetik i qetësoi qeveritë që të neglizhonin planet e tyre të mbrojtjes civile. Strehëzat që dikur premtonin siguri gjatë epokës bërthamore janë më shpesh të neglizhuara, të papërshtatshme ose relikte muzeale të një kohe të shkuar.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
3/15Një strehimore e kohës së Luftës së Ftohtë nën fabrikën e çelikut "ArcelorMittal" në Varshavë, Poloni. Në Poloni ka rreth 62.000 strehimore ndaj sulmeve ajrore.
Periudha e paqes që pasoi rënien e Bashkimit Sovjetik i qetësoi qeveritë që të neglizhonin planet e tyre të mbrojtjes civile. Strehëzat që dikur premtonin siguri gjatë epokës bërthamore janë më shpesh të neglizhuara, të papërshtatshme ose relikte muzeale të një kohe të shkuar.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
4/15Këto çizme të vjetra ishin në të njëjtën strehimore. Varshava, gjithashtu, hartoi një plan për t'u shpërndarë stacioneve të zjarrfikësve lokalë tableta jodi, të cilat mund të përdoren për të ndihmuar në mbrojtjen e njerëzve nga rrezatimi. Nëse është e nevojshme, stacionet do t'i shpërndajnë ato te popullata.
Periudha e paqes që pasoi rënien e Bashkimit Sovjetik i qetësoi qeveritë që të neglizhonin planet e tyre të mbrojtjes civile. Strehëzat që dikur premtonin siguri gjatë epokës bërthamore janë më shpesh të neglizhuara, të papërshtatshme ose relikte muzeale të një kohe të shkuar.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
5/15Ewa Karpinska, një zëdhënëse e "ArcelorMittal", tregon një hartë nga epoka e Luftës së Ftohtë në strehimoren nën uzinë.
Pas kërcënimeve të fshehta të presidentit rus, Vladimir Putin, për gatishmërinë e tij për të pozicionuar armë bërthamore taktike kundër Ukrainës, "të gjithë janë të shqetësuar", tha Karpinska.
Periudha e paqes që pasoi rënien e Bashkimit Sovjetik i qetësoi qeveritë që të neglizhonin planet e tyre të mbrojtjes civile. Strehëzat që dikur premtonin siguri gjatë epokës bërthamore janë më shpesh të neglizhuara, të papërshtatshme ose relikte muzeale të një kohe të shkuar.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
6/15Pas një inspektimi nga zyrtarët, uzina "ArcelorMittal" tani është në listën e strehimoreve për banorët e Varshavës.
Periudha e paqes që pasoi rënien e Bashkimit Sovjetik i qetësoi qeveritë që të neglizhonin planet e tyre të mbrojtjes civile. Strehëzat që dikur premtonin siguri gjatë epokës bërthamore janë më shpesh të neglizhuara, të papërshtatshme ose relikte muzeale të një kohe të shkuar.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
7/15Udhëheqësit e Varshavës thanë se metroja e qytetit dhe strehimoret e tjera nëntokësore mund të strehojnë që të 1.8 milion banorët e tij dhe më shumë, në rast të një sulmi me armë konvencionale.
Periudha e paqes që pasoi rënien e Bashkimit Sovjetik i qetësoi qeveritë që të neglizhonin planet e tyre të mbrojtjes civile. Strehëzat që dikur premtonin siguri gjatë epokës bërthamore janë më shpesh të neglizhuara, të papërshtatshme ose relikte muzeale të një kohe të shkuar.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
8/15Derisa disa vende i mbajnë strehimoret e tyre për raste urgjente, disa të tjera i kanë shndërruar ato në muze. Punimet prej dyllit përshkruajnë jetën nën tokë në Muzeun e Bunkerit Bërthamor të Shkëmbit në Budapest, Hungari.
Periudha e paqes që pasoi rënien e Bashkimit Sovjetik i qetësoi qeveritë që të neglizhonin planet e tyre të mbrojtjes civile. Strehëzat që dikur premtonin siguri gjatë epokës bërthamore janë më shpesh të neglizhuara, të papërshtatshme ose relikte muzeale të një kohe të shkuar.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
9/15Me disa nga bunkerët e Budapestit që nuk përdoren më, zyrtarët thonë se mund të mbështeten në metronë e tij. Kreu i një sindikate transporti, Attila Gulyas, tha se "deri në 220.000 njerëz mund të mbrohen nga sistemi i strehimit në tunelet e linjave 2 dhe 3 të metrosë."
Periudha e paqes që pasoi rënien e Bashkimit Sovjetik i qetësoi qeveritë që të neglizhonin planet e tyre të mbrojtjes civile. Strehëzat që dikur premtonin siguri gjatë epokës bërthamore janë më shpesh të neglizhuara, të papërshtatshme ose relikte muzeale të një kohe të shkuar.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
10/15Një portret i Josip Broz Titos varet në "Komandën e Luftës Atomike" të tij nëntokësore në Konjic, Bosnje e Hercegovinë. Ekzistenca e kësaj strehimoreje gjatë epokës së Titos ishte e njohur vetëm për presidentin jugosllav, katër gjeneralë dhe një grusht ushtarësh që e ruanin atë.
Periudha e paqes që pasoi rënien e Bashkimit Sovjetik i qetësoi qeveritë që të neglizhonin planet e tyre të mbrojtjes civile. Strehëzat që dikur premtonin siguri gjatë epokës bërthamore janë më shpesh të neglizhuara, të papërshtatshme ose relikte muzeale të një kohe të shkuar.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
11/15E ndërtuar për t'i bërë ballë luftës bërthamore, strehimorja kushtoi 4.6 miliardë dollarë për t'u ndërtuar -- ekuivalenti me më shumë se 20 miliardë dollarë sot. Vendi Konjic tani është një galeri moderne arti.
Periudha e paqes që pasoi rënien e Bashkimit Sovjetik i qetësoi qeveritë që të neglizhonin planet e tyre të mbrojtjes civile. Strehëzat që dikur premtonin siguri gjatë epokës bërthamore janë më shpesh të neglizhuara, të papërshtatshme ose relikte muzeale të një kohe të shkuar.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
12/15"Mjedisi global tani për fat të keq është shumë i ngjashëm me atë që ishte (gjatë Luftës së Ftohtë), i ngarkuar nga një ndjenjë shumë e rëndë e një konflikti të afërt", tha Selma Haxhihuseinoviq, e cila përfaqëson një agjenci qeveritare që menaxhon vendin.
Periudha e paqes që pasoi rënien e Bashkimit Sovjetik i qetësoi qeveritë që të neglizhonin planet e tyre të mbrojtjes civile. Strehëzat që dikur premtonin siguri gjatë epokës bërthamore janë më shpesh të neglizhuara, të papërshtatshme ose relikte muzeale të një kohe të shkuar.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
13/15Hadzihuseinovic tha se bunkeri mund të kthehet në shërbim të një lufte të re, por me armët bërthamore që janë bërë shumë më të fuqishme, ai nuk do të ishte "aq i dobishëm sa ishte menduar të ishte kur u ndërtua".
Periudha e paqes që pasoi rënien e Bashkimit Sovjetik i qetësoi qeveritë që të neglizhonin planet e tyre të mbrojtjes civile. Strehëzat që dikur premtonin siguri gjatë epokës bërthamore janë më shpesh të neglizhuara, të papërshtatshme ose relikte muzeale të një kohe të shkuar.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
14/15Turistët të ulur në një varkë në një liqen nëntokësor në Salina Turda, një ish-minierë kripe që është kthyer në një atraksion turistik në Rumaninë qendrore. Tani është renditur nga autoritetet e e emergjencave si një strehë e mundshme e mbrojtjes civile.
Periudha e paqes që pasoi rënien e Bashkimit Sovjetik i qetësoi qeveritë që të neglizhonin planet e tyre të mbrojtjes civile. Strehëzat që dikur premtonin siguri gjatë epokës bërthamore janë më shpesh të neglizhuara, të papërshtatshme ose relikte muzeale të një kohe të shkuar.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
15/15Një pamje tjetër e minierës së kripës në Salina Turda.
Sorin Ionita, një komentator me Forumin e Ekspertëve në Bukuresht, Rumani, tha se shumë njerëz e konsiderojnë të pamundur një sulm bërthamor rus, pasi nuk do të "sillte ndonjë avantazh të madh ushtarak për rusët".
Periudha e paqes që pasoi rënien e Bashkimit Sovjetik i qetësoi qeveritë që të neglizhonin planet e tyre të mbrojtjes civile. Strehëzat që dikur premtonin siguri gjatë epokës bërthamore janë më shpesh të neglizhuara, të papërshtatshme ose relikte muzeale të një kohe të shkuar.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Previous slide
Next slide
Rood ka thënë se në rast nevoje do të zhvillohen edhe takime tjera, mirëpo aktualisht asgjë nuk është e planifikuar.
Rusia ka thënë pas takimit të dy zyrtarëve se, Moska është e hapur për bisedime të nivelit të lartë me SHBA-në, mirëpo Kremlini ka hedhur poshtë idenë e ndonjë samiti në mes të presidentit rus, Vladimir Putin dhe atij amerikan, Joe Biden, tani për tani.
Marrëdhëniet mes dy vendeve janë përkeqësuar pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë më 24 shkurt.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.