Ndërlidhjet

SHBA fton rreth 110 shtete në Samitin për Demokraci


Presidenti amerikan, Joe Biden.
Presidenti amerikan, Joe Biden.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka ftuar rreth 110 shtete në Samitin virtual për Demokraci, që zhvillohet për herë të parë në dhjetor të këtij viti.

Në mesin e të ftuarve janë aleatët Perëndimorë, por jo Kina dhe Rusia, sipas një një liste të publikuar në faqen e Departamentit amerikan të Shtetit më 23 nëntor.

Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia janë vendet e ftuara në këtë Samit nga rajoni i Ballkanit Perëndimor.

Në anën tjetër, Bosnje-Hercegovina nuk është ftuar.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka konfirmuar tashmë pjesëmarrjen në këtë Samit.

Nga 9 deri më 10 dhjetor, në Samitin për Demokracinë do të mblidhen liderë qeveritarë, pjesëtarë të shoqërisë civile dhe anëtarë të sektorit privat.

Samiti për demokraci do të ketë tri tema kyçe: mbrojtjen kundër autoritarizmit, adresimin dhe luftimin e korrupsionit dhe avancimin e respektimit të të drejtave të njeriut.

Pas takimit të parë dhe konsultimeve në të, Biden do të ftojë liderët botërorë sërish, që të diskutojnë rreth përparimit të bërë.

XS
SM
MD
LG