Ndërlidhjet

SHBA-ja sanksionon dy zyrtarë të Bosnjës për shkak të aktiviteteve destabilizuese


Marinko Çavara dhe Alen Sheraniq, dy zyrtarët e sanksionuar nga SHBA-ja.
Marinko Çavara dhe Alen Sheraniq, dy zyrtarët e sanksionuar nga SHBA-ja.

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të hënën sanksione ndaj presidentit të Federatës së Bosnjë e Hercegovinës, Marinko Çavara dhe ministrit të Shëndetësisë në Republikën Sërpska.

Departamenti amerikan i Thesarit tha se sanksionet janë vendosur ndaj zyrtarëve për shkak të aktiviteteve destabilizuese.

Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja në Departamentin e Thesarit tha se Çavara dhe Sheraniq kanë “rrezikuar stabilitetin e rajonit dhe kanë minuar Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit dhe proceset demokratike ose institucionet”.

“Marinko Çavara dhe Alen Sheraniq kanë ndjekur agjenda ento-nacionaliste dhe agjenda në kurriz të institucioneve demokratike të Bosnjë e Hercegovinës dhe qytetarëve”, tha Brian E.Nelson, nënsekretar për kundërterrorizëm dhe inteligjencë në Departamentin amerikan të Thesarit.

“Masat e sotme konfirmojnë zotimin e vërtetë të SHBA-së për stabilitet dhe prosperitet të Bosnjë e Hercegovinës”, u tha në deklaratë.

Masat kanë riafirmuar përkushtimin e SHBA-së për të mbajtur përgjegjës zyrtarët në Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe ata zyrtarë që minojnë proceset demokratike apo institucionet e Ballkanit Perëndimor, dhe në këtë mënyrë kërcënojnë paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e shteteve të tyre.

Marinko Çavara, president i Federatës së Bosnjë e Hercegovinës, është përgjegjës për nominimin e gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese të Bisnjës.

Që prej vitit 2019, ai ka refuzuar që të nominojë gjykatës, duke bllokuar funksionimin e panelit për interesa vitale të gjykatës, një institucion që adreson çështje të ngritura nga deputetët e Parlamentit të Bosnjë e Hercegovinës.

“Përmes mosveprimit, Çavara ka mbajtur peng funksionimin e këtij paneli në të mirë të interesave politike të partisë së tij”, u tha në deklaratë.

Sanksionet kundë Sheraniqit janë zgjerim i sanksioneve që janë vendosur më herët gjatë këtij viti ndaj liderit të serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, i cili ka udhëhequr një fushatë për shkëputje nga institucionet shtetërore, pavarësisht se Perëndimi ka paralajmëruar kundër veprimeve të tilla.

Sanksionet kundër Sheraniq janë të dizajnuara për të “adresuar më tej këtë sjellje destabilizuese”.

Sheriq ka udhëhequr përpjekjet për miratimin e Ligjit për shëndetësi dhe produkte shëndetësore që krijon një agjenci vetëm brenda Republikës Sërpska.

“Sheraniq publikisht ka pranuar se ky ligj pasqyron funksionet e Agjencisë së Barnave në nivel shtetëror, përveç se agjencia krijon transferimin e autoritetit nga agjencia në nivel shtetëror te një autoritet rregullues për shëndetësi dhe produkte mjekësore brenda Republikës Sërpska”, tha Thesari.

Institucioni i nivelit shtetëror që shërben brenda Republikës Sërpska dhe Bosnjës veçse ekziston dhe “krijimi i një agjencie të re brenda entitetit pengon ose kërcënon zbatimin e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit”, tha Thesarit.

Departamenti amerikan i Thesarit njoftoi se ka urdhëruar ngrirjen e pronave dhe aseteve që këta dy zyrtarë kanë në SHBA dhe ka ndaluar individët amerikanë që të bëjnë biznes me ta.

XS
SM
MD
LG