Ndërlidhjet

SHBA i ofron Ukrainës ndihmë ushtarake në vlerë të 2.5 miliardë dollarëve


Sistemi raketor HIMARS. Fotografi ilustruese nga arkivi.
Sistemi raketor HIMARS. Fotografi ilustruese nga arkivi.

Shtetet e Bashkuara kanë prezantuar ndihmën e re ushtarake për Ukrainën në vlerë të 2.5 miliardë dollarëve.

Aty përfshihen qindra pajisje të armatosura dhe ndihmë shtesë për sistemin ajror të Ukrainës.

Në ndihmën e fundit përfshihen 59 pajisje luftarake Bradley dhe 90 transportues të blinduar Stryker, ka thënë Departamenti amerikan i Mbrojtjes.

Në ndihmën e fundit përfshihen edhe sistemet raketore HIMARS, sistemet për mbrojtje ajrore Avenger, mijëra predha të artilerisë dhe 2.000 raketa, ka thënë mes tjerash Departamenti i Mbrojtjes.

Në total, Shtetet e Bashkuara kanë ndarë 27 miliardë dollarë si ndihmë për Ukrainën, prej kur Moska ka nisur luftën në shkurt të vitit të kaluar.

Aleatët perëndimorë kanë ofruar po ashtu armë në vlerë të miliarda dollarëve për Ukrainën.

Pas shqetësimeve se forcat ruse mund të rigrupohen dhe të nisin sulm të madh në javët në vijim, Ukraina është duke kërkuar më shumë ndihmë për të luftuar pushtimin rus.

Përgjatë udhëtimit të tij në Uashington, në dhjetor të vitit të kaluar, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka thënë Kongresit amerikan se ndihma për Ukrainën është investim në demokraci dhe nuk është bamirësi.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

XS
SM
MD
LG