Ndërlidhjet

SHBA jep 725 milionë dollarë ndihmë të re ushtarake për Ukrainën


 Sisteme raketore me lëvizshmëri të lartë (HIMARS). Fotografi ilustruese.
Sisteme raketore me lëvizshmëri të lartë (HIMARS). Fotografi ilustruese.

Qeveria e SHBA-së ka njoftuar dërgesa të reja të armëve në Ukrainë në vlerë totale prej 725 milionë dollarësh.

Pako e re e ndihmës së sigurisë për Ukrainën përfshinë sisteme raketore me lëvizshmëri të lartë (HIMARS), municion, makina të blinduara dhe pajisje mjekësore, njoftoi më 14 tetor Departamenti amerikan i Shtetit dhe Pentagoni.

Ndihma vjen "në vazhdën e sulmeve brutale me raketa të Rusisë ndaj civilëve në të gjithë Ukrainën" dhe "provave në rritje të mizorive nga forcat ruse", tha në një deklaratë sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

“Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me popullin e Ukrainës, teksa ata mbrojnë lirinë dhe pavarësinë e tyre me guxim të jashtëzakonshëm dhe vendosmëri të pakufishme”, tha ai.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha më 12 tetor se aleatët janë të përkushtuar për të dërguar armë në Ukrainë “sa më shpejt që të jetë e mundur”

Me pakon e re, ndihma që Uashingtoni ka ofruar për Kievin qëkur ka nisur pushtimi rus i Ukrainës, arrin në vlerën mbi 18.3 miliardë dollarë.

XS
SM
MD
LG