Ndërlidhjet

Lajme

Kosova regjistron pesë viktima dhe 187 raste me koronavirus

Pamje nga një qendër testimi për koronavirus në Prishtinë.
Pamje nga një qendër testimi për koronavirus në Prishtinë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka regjistruar të shtunën në Kosovë pesë viktima me koronavirus.

"Rastet e vdekjes janë nga komunat: Skenderaj 2 raste (77, 70 vjeç), Gjakovë 1 rast (87 vjeç), Pejë 1 rast (86 vjeç), Suharekë 1 rast (81 vjeç)", është thënë në njoftim.

Sipas këtij institucioni, në 24 orët e fundit janë regjistruar 187 raste të infektimit me këtë virus, pas testimit të 2,944 mostrave.

IKSHPK-ja ka njoftuar se më 1 maj janë shëruar 456 pacientë nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, derisa raste aktive janë 8,567.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 105,375 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,178 kanë vdekur.

Kosova ka nisur procesin e vaksinimit kundër koronavirusit më 29 mars, pas sigurimit të 24,000 dozave të vaksinës AstraZeneca, përmes programit COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra.

Ky vend është thënë se do të pranojë edhe 76,800 doza tjera të vaksinës së AstraZeneca nga ky program në periudhën prill-qershor, ashtu sikurse mbi 100,000 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech, deri në fund të qershorit.

XS
SM
MD
LG