Shiu i rrëmbyeshëm i së hënës lë pasoja në Rahovec
Një shi i rrëmbyeshëm në Rahovec dhe fshatrat përreth në jugperëndim të Kosovës të hënën në mëngjes herët, përmbyti rrugë, oborre shtëpisë, parkingje nëntokësore dhe fusha bujqësore. Autoritetet lokale thanë se gjendja u normalizua brenda orësh.
1
Një veturë e përmbytur në një parking nëntokësor në qendër të Rahovecit.
Autoritetet thanë se parkingu u mbush me ujë pas shiut të pandërprerë disa orësh, duke lënë shumë automjete të ngujuara brenda dhe të rrëzikuara nga përmbytja.
Autoritetet thanë se parkingu u mbush me ujë pas shiut të pandërprerë disa orësh, duke lënë shumë automjete të ngujuara brenda dhe të rrëzikuara nga përmbytja.
2
Kjo fotografi tregon se niveli i ujit në parking kishte arritur deri pothuajse te dorëza e veturave, duke i përmbytur ato pothuajse tërësisht.
3
Një rrugë e përmbytur plotësisht nga uji pas shiut të rrëmbyeshëm të hënën herët në Rahovec, 27 korrik 2026.
Këto vërshime vijnë pas përmbytjeve të janarit në shumicën e komunave të Kosovës, ku ishin shkaktuar dëme të mëdha në prona private dhe infrastrukturë publike.
Këto vërshime vijnë pas përmbytjeve të janarit në shumicën e komunave të Kosovës, ku ishin shkaktuar dëme të mëdha në prona private dhe infrastrukturë publike.
4
Një tokë bujqësore pranë një shtëpie në një fshat e përmbytur nga uji pas shiut të rrëmbyeshëm të hënën herët në Rahovec, 27 korrik 2026.