Së paku 100 persona janë vrarë dhe mbi 4 mijë të tjerë janë plagosur pas shpërthimit masiv në zonën e portit në kryeqytetin e Libanit, Bejrut. Shpërthimi masiv ka shkaktuar dëme të shumta materiale në këtë qytet. Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin.
Shkatërrim në Bejrut pas shpërthimit të fuqishëm

1
Një helikopter shuan zjarrin, pas shpërthimit të fuqishëm që goditi kryeqytetin e Libanit, Bejrutin më 4 gusht. Autoritetet kanë raportuar për së paku 100 persona të vrarë.

2
Një burrë në Bejrut ndihmon një person që u plagos nga shpërthimi që goditi në zonën e portit të këtij qyteti.

3
Kjo fotografi është bërë me dron më 5 gusht dhe tregon shkatërrimin që është shkaktuar në zonën e portit në Bejrut, pas shpëthimit të fuqishëm më 4 gusht.

4
Njerëzit në Bejrut duke ndihmuar të plagosurit nga shpërthimi i fuqishëm. Autoritetet shëndetësore thanë se kanë frikë se numri i viktimave do të rritet.