Imazhet satelitore të marra nga Maxar Technologies, më 22 mars, shfaqin ndërtesa duke u djegur ose të shkatërruara nga bombardimet ruse në qytetin port të Mariupolit, si dhe përmbytjet në veri të kryeqytetit, Kiev.(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Imazhet satelitore tregojnë shkatërrimet në Mariupol
5
Dëmtimet në Fabrikën e Metalit 'Azovstal' në Mariupol.
6
Një tjetër pamje më nga afër e dëmtimit të Fabrikës Metalurgjike 'Azovstal', më 22 mars.
7
Ky imazh satelitor tregon fusha në pellgun e lumit Irpin në veriperëndim të Kievit përpara përmbytjeve.
8
Fushat e përmbytura në pellgun e lumit Irpin. Është e paqartë nëse ushtria ukrainase e përmbyti zonën qëllimisht për të ngadalësuar përparimin e forcave ruse në Kiev, ose nëse përmbytjet u shkaktuan nga dëmtimi i një dige gjatë luftimeve.