Mariupoli - një vit pas rrethimit shkatërrues rus
Qyteti port i Mariupolit në Ukrainë mbetet gati krejtësisht i shkatërruar, një vit pas rrethimit nga forcat ruse. (Përgatiti: Valona Tela)
![Kështu dukej një maternitet në Mariupol më 9 mars, 2022. Një sulm ajror rus e shkatërroi objektin, duke vrarë së paku katër persona. Në atë kohë, Mariupoli sapo ishte rrethuar plotësisht nga forcat ruse. Qyteti u bë skenë e disa prej shkatërrimeve më të rënda në Ukrainë, si pasojë e pushtimit rus.](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-c614-08db1f07c452_w1024_q10_s.jpg)
1
Kështu dukej një maternitet në Mariupol më 9 mars, 2022. Një sulm ajror rus e shkatërroi objektin, duke vrarë së paku katër persona. Në atë kohë, Mariupoli sapo ishte rrethuar plotësisht nga forcat ruse. Qyteti u bë skenë e disa prej shkatërrimeve më të rënda në Ukrainë, si pasojë e pushtimit rus.
![Kjo fotografi e trenave të djegur, pranë plazhit kryesor të Mariupolit, u bë më 25 shkurt, 2023.](https://gdb.rferl.org/01000000-c0a8-0242-2004-08db1f07d936_w1024_q10_s.jpg)
2
Kjo fotografi e trenave të djegur, pranë plazhit kryesor të Mariupolit, u bë më 25 shkurt, 2023.
![Pamje nga Mariupoli më 25 shkurt, 2023. Mijëra civilë u vranë gjatë rrethimit rus. Rusia pretendon se 3.000 civilë u vranë, ndërsa Kievi pretendon se ishin mbi 25.000 viktima.](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-12db-08db1f07df63_w1024_q10_s.jpg)
3
Pamje nga Mariupoli më 25 shkurt, 2023. Mijëra civilë u vranë gjatë rrethimit rus. Rusia pretendon se 3.000 civilë u vranë, ndërsa Kievi pretendon se ishin mbi 25.000 viktima.
![Një ekskavator shkatërron një bllok apartamentesh të rrënuara në Mariupol, më 15 shkurt, 2023. Kjo fotografi dhe gjashtë të tjera më poshtë të fotografit Alexander Ermochenko u bënë nga fillimi deri në mes të shkurtit 2023, por u publikuan nga Reuters më 22 shkurt.](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-0927-08db1f08f6d2_w1024_q10_s.jpg)
4
Një ekskavator shkatërron një bllok apartamentesh të rrënuara në Mariupol, më 15 shkurt, 2023. Kjo fotografi dhe gjashtë të tjera më poshtë të fotografit Alexander Ermochenko u bënë nga fillimi deri në mes të shkurtit 2023, por u publikuan nga Reuters më 22 shkurt.