Errësira mbi Donbas: Imazhet satelitore tregojnë shpopullimin e Ukrainës
Imazhet e ngjyrosura, të krijuara nga satelitët e NASA-s që regjistrojnë dritat e aktivitetit njerëzor gjatë natës, tregojnë se zona të tëra në lindje të Ukrainës kanë rënë në errësirë, si pasojë e shpopullimit dhe ndërprerjeve të energjisë elektrike të shkaktuara nga lufta. (Përgatiti: Valona Tela)
Atëherë
Tani
5
Gjatë ditës, satelitët e NASA-s regjistruan edhe pasoja të tjera të mëdha të luftës së vazhdueshme të Rusisë kundër Ukrainës.
Këto imazhe të Ukrainës juglindore dhe Rusisë perëndimore, të realizuara më 14 qershor 2012 dhe 6 qershor 2026, tregojnë zhdukjen e rezervuarit të ujit (në qendër majtas), që shtrihej në verilindje të Digës së Kahovkës, në lumin Dnjepër të Ukrainës.Diga u shkatërrua më 6 qershor 2023, ndërsa rezervuari i saj u zbraz në Detin e Zi.
Në fotografinë e vitit 2026 shihet gjithashtu një brez i gjerë toke të gjelbër dhe të papunuar, që shtrihet nga qendra e imazhit deri në këndin e sipërm djathtas - aty ku kalon vija aktuale e frontit të luftës.