Ndërlidhjet

Rama: Shqipëria strehon 457 afganë


Grupi i afganëve që arritën në Shqipëri më 27 gusht 2021.
Grupi i afganëve që arritën në Shqipëri më 27 gusht 2021.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, kanë njoftuar se ka arritur në 457 numri i afganëve të strehuar në Shqipëri.

“Arrin në 457 numri i afganëve që shpërngulen nga lufta dhe mirëpriten në Shqipërinë e besës e të respektit për kujtesën, traditën, vetveten, për të cilën sot flitet me admirim në gjithë opinionin ndërkombëtar”, ka shkruar Rama.

premten dhe të shtunën, në Shqipëri arritën tri grupe me 275 shtetas afganë.

Autoritetet shqiptare kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për veprimtarë të shoqërisë civile dhe familjeve të tyre, të cilët kanë punuar në organizata të ndryshme në Afganistan. Në mesin e personave të strehuar në Shqipëri ka edhe fëmijë.

Shqipëria mirëpret edhe dy grupe me qytetarë afganë
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:52 0:00

Shqipëria ka thënë se mund të strehojë deri në 4 mijë shtetas afganë, të cilët po evakuohen nga Afganistani, pasi talibanët morën kontrollin e shtetit.

Edhe Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë shprehur të gatshme të strehojnë përkohësisht shtetas afganë, të cilët kanë punuar me forcat e Shteteve të Bashkuara dhe të NATO-s.

Autoritetet në Kosovë kanë thënë se do të strehojnë përkohësisht rreth 2.000 afganë.

XS
SM
MD
LG