Ndërlidhjet

Rusia zgjeron listën e “shteteve jomiqësore”


Kryeministri i Rusisë, Mikhail Mishustin.
Kryeministri i Rusisë, Mikhail Mishustin.

Rusia ka shtuar Kroacinë, Danimarkën, Greqinë, Sllovakinë dhe Slloveninë në listën e shteteve “që ndërmarrin veprime jomiqësore kundër kompanive dhe qytetarëve rusë”.

Në një deklaratë të lëshuar nga Qeveria ruse thuhet se kryeministri Mikhail Mishustin, e nënshkroi këtë urdhër më 22 korrik.

Sipas njoftimit të Qeverisë, ambasadat e shteteve që janë përmendur në këtë urdhër, tani duhet të ulin numrin e anëtarëve të stafit.

“Greqia nuk mund të ketë më shumë se 34 anëtarë të stafit, Danimarka 20, Sllovakia 16. Sllovenia dhe Kroacia nuk do të lejohen që të punësojnë shtetas rusë në misionet diplomatike dhe konsullatat”, u tha në njoftim.

Gjatë marsit, vetëm disa ditë pasi Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës që u dënua nga Perëndimi, presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi krijimin e një liste “të shteteve jomiqësore”.

Në këtë listë po ashtu bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Britania, Ukraina, Australia, Singapori, Japonia, Zelanda e Re, Tajvani, Mikronezia, Mali i Zi, Shqipëria, Zvicra, Andorra, Koreja e Jugut, Litenshtajni, Monako, Norvegjia, San Marino, Republika Çeke dhe Maqedonia e Veriut.

XS
SM
MD
LG