Ndërlidhjet

Shtyhet gjyqi ndaj Lupço Palevskit dhe të dyshuarve tjerë në vrasjen e dyfishtë


Pamje prej procesit gjyqësor të 4 shtatorit.
Pamje prej procesit gjyqësor të 4 shtatorit.

Autoritetet në Maqedoni të Veriut kanë shtyrë për 20 shtator gjyqin ndaj shtetasit maqedonas Lupço Palevski – Palço, i akuzuar për vrasjen e 14-vjeçares, Vanja Gjorçevska dhe të 74-vjeçarit, Panço Zhezhovski.

Gjyqi ishte planifikuar të niste më 4 shtator, edhe si arsye për vonesë është përmendur që Gjykata Penale e Shkupit ka vendosur që t’i bëjë bashkë të dyja rastet.

Në total, pesë persona janë të akuzuar për këtë rast.

Fillimisht Palevski ishte arratisur, ndërsa më pas është zënë edhe është ekstraduar prej Turqisë.

Panço Zhezhovski është raportuar si i zhdukur më 24 nëntor të vitit të kaluar, ndërsa Vanja më 27 të të njëjtit muaj.

Ata janë gjendur të vdekur afër Velesit dhe Shkupit më 3 dhjetor 2023.

Sipas Prokurorisë, motivi i kidnapimit të tyre ka qenë shpërblimi, dhe ende nuk dihet pse të dy më pas janë vrarë.

Në mesin e të akuzuarve tjerë është edhe babai i Vanjas, Sasho Gjorçevski, i cili dyshohet se i ka treguar grupit se në çfarë kohe largohet vajza nga shtëpia për të shkuar në shkollë.

Të akuzuarit tjerë janë Vllatko Keshishov, Velebor Manev dhe Bore Videvski.

Ata janë arrestuar më 4 dhjetor të vitit të kaluar, pasi policia ka gjurmuar personat që kanë kidnapuar dhe më pas vrarë Zhezhovskin dhe Gjorçevskan disa ditë më vonë.

Palevski ka qenë president i partisë Desna, figurë shumë e ekspozuar në media, aktiv në politikë dhe “ekspert” pro-rus, por që më së shumti nam ka fituar pas publikimit të disa bisedave të incizuara.

Prej pesë të akuzuarve, vetëm babai i Vanjës është në masën e arrestit shtëpiak.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG