Si duket Gaza pas 15 muajsh luftë?
- Reuters
Një vlerësim i dëmeve i bërë nga Kombet e Bashkuara i publikuar këtë muaj, tregoi se pastrimi i mbi 50 milionë tonë rrënojave të mbetura si pasojë e bombardimeve të Izraelit, mund të zgjasë 21 vjet. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Një pamje nga lart tregon shtëpitë dhe ndërtesat e rrënuara në Xhabalia. Fotografia është bërë ditën kur hyri në fuqi armëpushimi ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, më 19 janar 2025.

2
Një palestinez me këmbë të amputuar duke kaluar në një rrugë në të dy anët e së cilës shtrihen rrënojat e ndërtesave në Rafah.

3
Ndërtesa të shkatërruara në Xhabalia, më 21 janar 2025.

4
Një grua palestineze me një fëmijë në karrocë në lagjen e saj të shkatërruar në Xhabalia, pas armëpushimit të arritur ndërmjet Izraelit dhe Hamasit.