Ndërlidhjet

Shembet ura në Siberi duke bllokuar hekurudhën më të gjatë në botë


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Vërshimet si pasojë e reshjeve të furishme në Siberi kanë çuar në shembjen e një urë, duke e shkëputur hekurudhën siberiane, më e gjata në botë që shtrihet nga Moska deri në qytetin Vladivostok.

Shembja që ndodhi të premten ndaloi operimet e trenave për disa orë përgjatë hekurudhës mbi 9 mijë kilometërshe të gjatë, duke bërë që presidenti rus, Vladimir Putin të kërkojë që ekipet riparuese të punojnë shpejt për të zgjidhur problemin.

Banorët në rajonin e Zabaikalye thanë se shembja e urës u bë afër fshatit Nizhnayaya Kuenga pasi lumi Aleur shpërtheu jashtë shtratit duke vërshuar qytetin Chernyshevsk dhe disa fshatra përreth.

Ministria e Emergjencave tha se asnjë vdekje nuk është raportuar pas shembjes së urës duke thënë se trenave i është ndryshuar drejtimi.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG