Ndërlidhjet

Në Kosovë, 14 viktima dhe mbi 2,500 raste të reja me koronavirus


Klinika Infektive në Prishtinë

Në Kosovë u konfirmuan të mërkurën 14 viktima nga koronavirusi dhe 2,541 raste të reja.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, rastet e reja rezultuan pas testimit të 12,618 mostrave.

Shifra prej 2,541 i bie që 20 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.

Ministria e Shëndetësisë po ashtu bëri të ditur se në 24 orët e fundit, 604 pacientë me koronavirus, janë shëruar.

Aktualisht, numri i rasteve aktive në Kosovë është 23,845.

Deri më 25 gusht, 250,626 qytetarë të Kosovës janë vaksinuar me nga dy doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Në total janë dhënë mbi 747,000 vaksina.

XS
SM
MD
LG