"Fantazmat e Bahmutit": Snajperët ukrainas përballë forcave pushtuese
Prej shumë muajsh, një ekip prej 20 snajperësh ukrainas, i njohur si "Fantazmat e Bahmutit", po eliminon forca ruse në një qytet lindor të Ukrainës, të shkatërruar plotësisht nga luftimet intensive. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
5
Një tjetër anëtar i ekipit të Kuzyas duke u përgatitur të largohet.
Ekipi, i përbërë tërësisht nga burra, kalon pjesën më të madhe të kohës duke u zvarritur nëpër rrënojat e ish-shtëpive, ku kryen stërvitje për të marrë në shenjë objektivat ruse. Ekipi është shpesh "syri" kryesor i një operacioni këmbësorie.

6
Ekipi prej tre anëtarësh i Kuzyas përbëhet nga shoferi i tij, Kusch, dhe një person i tretë që do të marrë drejtimin nëse Kusch vritet.
"Zakonisht, falë Zotit, gjithçka është e qartë", tha Kusch, i cili dikur punonte si këpucëtar afër Kievit.

7
Komandanti që mblodhi ekipin e snajperëve i zgjodhi ata në bazë të forcës psikologjike dhe mendore, duke vlerësuar: "Nëse do të ishit një person që e merr veten shpejt, nëse mund të përballonit presionin psikologjik", tha Kuzya.
Ishte, gjithashtu, e rëndësishme që "ne të mund të punonim me njëri-tjetrin dhe të kuptonim njëri-tjetrin".

8
Një fotografi e qytetit të shkatërruar të Bahmutit, ku janë intensifikuar luftimet e reja.
Ndryshe nga filmat, snajperët nuk kërkojnë gjithmonë pozicione të larta; në vend të kësaj, ata zgjedhin vende të mbrojtura mirë dhe të fshehura që ofrojnë fushën më të mirë të shikimit.