Ndërlidhjet

Spanja përballet me vatra të reja zjarri

Vetura të djegura nga zjarret në Pelajo de la Presa të Spanjës. 26 korrik 2026.
Vetura të djegura nga zjarret në Pelajo de la Presa të Spanjës. 26 korrik 2026.

Zjarrfikësit në Spanjë të dielën po përballen me vatra të reja zjarri afër qytetit bregdetar të Valencias, ku të paktën 15.000 persona janë evakuuar.

Spanja veçse ka evakuuar dhjetëra mijëra banorë nga fshatrat në perëndim të Madridit, ku kushtet jashtëzakonisht të thata janë përkeqësuar nga valët e të nxehtit dhe erërat e forta.

Në rajonin e Valencias, në bregun lindor të Spanjës, autoritetet thanë se po përballen me vështirësi në vënien nën kontroll të zjarreve.

“Zjarri është përtej kapaciteteve tona për ta shuar. Ai ka një perimetër prej rreth 21 kilometrash. Ende është e vështirë të përcaktohet numri i hektarëve të djegur”, u tha gazetarëve në orët e vona të së shtunës, presidenti i rajonit të Valencias, Juanfran Perez Llorca.

"Ne kemi evakuuar rreth 15.000 persona”.

Zjarret në Kastellon të Spanjës.
Zjarret në Kastellon të Spanjës.

Autoritetet spanjolle urdhëruan të shtunën evakuime të reja në zonat përreth Toledos, në jugperëndim të Madridit, duke e përshkruar situatën si të ndërlikuar, pasi era po e shtynin zjarrin drejt jugut.

Ndërkohë, zjarret në jugperëndim të Francës kanë detyruar 250.000 njerëz të largohen nga shtëpitë dhe kampingjet e tyre, në atë që konsiderohet një nga evakuimet më të mëdha në historinë moderne të vendit.

Rreth 60.000 persona veçse janë evakuuar nga zonat përreth Madridit, ku aeroplanë për shuarjen e zjarrit nga Portugalia, Italia dhe vende të tjera po ndihmojnë ekipet spanjolle në terren.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka deklaruar se zjarrfikësit po punojnë për të shpëtuar jetë njerëzish.

Një person raportohet se ka humbur jetën nga një vatër tjetër zjarri në lindje të Spanjës.

XS
SM
MD
LG