Të paktën gjashtë persona kanë vdekur në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe Slloveni, si pasojë e një stuhie të fuqishme dhe të papritur që e goditi Ballkanin të mërkurën. Raportohet edhe për qindra të plagosur gjatë stuhisë me erëra të forta dhe shi të dendur. (Përgatiti: Ekrem Idrizi)
Stuhi e papritur godet Ballkanin mes vapës ekstreme
1
Zjarrfikësit duke e i larguar degët e pemëve nga një veturë e dëmtuar gjatë stuhisë së fuqishme në Zagreb, Kroaci. 19 korrik 2023
2
Banorët përpiqen t’i largojnë nga rruga pemët e rrëzuara, pas stuhisë së papritur në Zagreb, Kroacia.19 korrik 2023
3
Aeroporti i Banjallukës në Bosnje u mbyll për shkak të stuhisë. 20 korrik 2023.
4
Dëmet e shkaktuara nga stuhia në një spital në Bijeljina, Bosnjë. 20 korrik 2023.