Ndërlidhjet

Pesë të vrarë nga të shtënat në Kentaki, sulmuesi është neutralizuar


Policia në skenën ku pati të shtëna në masë në qendër të qytetit Luisvill, Kentaki, SHBA, 10 Prill 2023.
Policia në skenën ku pati të shtëna në masë në qendër të qytetit Luisvill, Kentaki, SHBA, 10 Prill 2023.

Pesë persona u vranë dhe gjashtë u plagosën nga të shtënat në masë në qytetin amerikan të Luisvill, në Kentaki, konfirmoi policia. Ajo raportoi se sulmuesi është neutralizuar.

Nuk ekziston më "kërcënimi aktiv i agresorit”, tha në Twitter Policia e Metrosë së Luisvillit.

Kryetari i bashkisë së Louisvillit, Craig Greenberg i quajti të shtënat “tragjike”.

Policia, së bashku me agjentët e FBI-së, konfirmoi se të shtënat ndodhën në Bankën e Vjetër Kombëtare, më e madhja në shtetin e Kentakit.

Nuk ka ende informacione lidhur me gjashtë personat e plagosur që u dërguan në Spitalin e Universitetit të Luisvillit.

Nga qytetarët u kërkua të qëndrojnë larg zonës kryesore lindore të qytetit.

Vendosja e patrullave policore.
Vendosja e patrullave policore.
Guvernatori i Kentakit, Andy Beshear flet me policinë në vendin e sulmit.
Guvernatori i Kentakit, Andy Beshear flet me policinë në vendin e sulmit.
Njerëzit përqafohen pas sulmit që ndodhi në Lusvill, 10 prill 2023.
Njerëzit përqafohen pas sulmit që ndodhi në Lusvill, 10 prill 2023.
XS
SM
MD
LG