Zelensky dënon sulmin “barbar” rus ndaj muzeut ukrainas

Presidenti ukrianas, Volodymyr Zelensky. Fotografi nga arkivi.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha më 25 prill se Rusia po tenton të fshijë historinë dhe kulturën e Ukrainës, pas një sulmi ajror në një muze, ku u vra një punëtor dhe u plagosën dhjetë të tjerë.
Zelensky tha se një sulm ajror rus goditi muzeun e historisë në Kupiansk, qytet që gjendet pranë vijës së frontit në verilindje të Ukrainës.
“Ka ende persona që janë nën rrënoja”, tha Zelensky përmes një postimi në Telegram. Ai postoi edhe një video ku shiheshin persona me uniformë ushtarake duke kërkuar për të mbijetuar nën rrënojat e muzeut pjesërisht të shkatërruar.
Rusia “po vret ukrainasit me metoda absolutisht barbare”, tha Zelensky.
Lideri ukrainas akuzoi Moskën se “po bën gjithçka për të na shkatërruar tërësisht, për të shkatërruar historinë tonë, kulturën tonë dhe njerëzit tanë”.
Rritet frika nga një pushtim i sërishëm i qytetit të çliruar të Ukrainës
1/12Një banor i Kupianskut mbledh gjërat më të vlefshme nga shtëpia e tij, më 13 shkurt pasi u shkatërrua nga bombardimet ruse. Qyteti ndodhet në rajonin e Harkivit, në lindje të Ukrainës, ndërsa vendasit janë të shqetësuar nga një tjetër ofensivë dhe pushtim rus.
Forcat ruse kanë intensifikuar granatimet e tyre ndaj qytetit të shkatërruar të Ukrainës, Kupiansk, duke ngritur shqetësimet se atë mund ta rimarrin. Qyteti i shkatërruar nga lufta shtrihet vetëm 15 kilometra larg vijës së frontit, ku forcat e Moskës janë të angazhuara në luftime.
2/12Në një stacion autobusi përballë kishës ortodokse me kupolë të artë, 62-vjeçarja Halyna priste me dy çanta të mëdha pazari.
“Kam jetuar këtu nën pushtimin rus”, tha ajo e nervozuar, duke refuzuar të jepte mbiemrin e saj. "Por, kam frikë nga një sulm tjetër. Unë do të shkoj në Harkiv. Vajza ime është atje. Unë dua të qëndroj atje për të qenë e sigurt".
Forcat ruse kanë intensifikuar granatimet e tyre ndaj qytetit të shkatërruar të Ukrainës, Kupiansk, duke ngritur shqetësimet se atë mund ta rimarrin. Qyteti i shkatërruar nga lufta shtrihet vetëm 15 kilometra larg vijës së frontit, ku forcat e Moskës janë të angazhuara në luftime.
3/12Në qytetin që dikur ishte shtëpia e 30.000 njerëzve, tani tanket gjëmojnë nëpër rrugët e Kupianskut, ndërsa ushtarët e armatosur rëndë inspektojnë çdo automjet që hyn dhe del nga peizazhi i shkatërruar nga lufta.
Forcat ruse kanë intensifikuar granatimet e tyre ndaj qytetit të shkatërruar të Ukrainës, Kupiansk, duke ngritur shqetësimet se atë mund ta rimarrin. Qyteti i shkatërruar nga lufta shtrihet vetëm 15 kilometra larg vijës së frontit, ku forcat e Moskës janë të angazhuara në luftime.
4/12Makinat e djegura, urat dhe ndërtesat e shkatërruara shërbejnë si një kujtesë e çmimit të lartë që ky komunitet pagoi për t'i dëbuar forcat pushtuese ruse vitin e kaluar.
Forcat ruse kanë intensifikuar granatimet e tyre ndaj qytetit të shkatërruar të Ukrainës, Kupiansk, duke ngritur shqetësimet se atë mund ta rimarrin. Qyteti i shkatërruar nga lufta shtrihet vetëm 15 kilometra larg vijës së frontit, ku forcat e Moskës janë të angazhuara në luftime.
5/12Shumë nga banorët e mbetur, si 86-vjeçari Misha, kryesisht janë të moshuar, të varfër ose që kujdesen për të afërmit.
Forcat ruse kanë intensifikuar granatimet e tyre ndaj qytetit të shkatërruar të Ukrainës, Kupiansk, duke ngritur shqetësimet se atë mund ta rimarrin. Qyteti i shkatërruar nga lufta shtrihet vetëm 15 kilometra larg vijës së frontit, ku forcat e Moskës janë të angazhuara në luftime.
6/12Me ekonominë e tyre lokale të rrënuar, banorët varen nga shujtat e ngrohta të ofruara nga vullnetarët.
Forcat ruse kanë intensifikuar granatimet e tyre ndaj qytetit të shkatërruar të Ukrainës, Kupiansk, duke ngritur shqetësimet se atë mund ta rimarrin. Qyteti i shkatërruar nga lufta shtrihet vetëm 15 kilometra larg vijës së frontit, ku forcat e Moskës janë të angazhuara në luftime.
7/12Meqë dyqanet pranojnë vetëm para të gatshme, njerëzit duhet të presin në radhë para një nga dy ATM-të e vetme funksionale.
Një nga ata që po priste ishte doganieri 47-vjeçar Oleksandr Tymoshenko, i cili tha se nuk shqetësohet për një ofensivë ruse. "Unë fola me ushtrinë dhe ata më thanë: 'Mos u shqetësoni për këtë, situata është nën kontroll'".
Forcat ruse kanë intensifikuar granatimet e tyre ndaj qytetit të shkatërruar të Ukrainës, Kupiansk, duke ngritur shqetësimet se atë mund ta rimarrin. Qyteti i shkatërruar nga lufta shtrihet vetëm 15 kilometra larg vijës së frontit, ku forcat e Moskës janë të angazhuara në luftime.
8/12Flamujt e Ukrainës me ngjyrat blu e verdhë tani valojnë në Kupiansk pasi u hoqën vitin e kaluar nën pushtimin rus. Banorët vendas thanë se u detyruan t'i pikturonin urat me ngjyrat kuq, bardh dhe blu të flamurit rus. Por tash ato janë lyer me ngjyrë blu dhe të verdhë.
Oleksandr Tymoshenko kujtoi kufizimet gjatë kohës kur rusët kontrollonin qytetin. "Kishte postblloqe ruse kudo. Ata nuk të linin të dilje, por civilët nuk i lënduan", tha ai.
Forcat ruse kanë intensifikuar granatimet e tyre ndaj qytetit të shkatërruar të Ukrainës, Kupiansk, duke ngritur shqetësimet se atë mund ta rimarrin. Qyteti i shkatërruar nga lufta shtrihet vetëm 15 kilometra larg vijës së frontit, ku forcat e Moskës janë të angazhuara në luftime.
9/12Banorët e Kupianskut kanë qenë dëshmitarë të luftimeve të ashpra. Qyteti u zaptua nga forcat ruse në muajt e parë të pushtimit të Ukrainës. Forcat ukrainase e çliruan Kupianskun në shtator gjatë një kundërofensive të madhe.
Forcat ruse kanë intensifikuar granatimet e tyre ndaj qytetit të shkatërruar të Ukrainës, Kupiansk, duke ngritur shqetësimet se atë mund ta rimarrin. Qyteti i shkatërruar nga lufta shtrihet vetëm 15 kilometra larg vijës së frontit, ku forcat e Moskës janë të angazhuara në luftime.
10/12Banorja Tamara Skliarova, 70-vjeçare, ka mbetur në qytet gjatë gjithë kohës. Ndërtesa e saj u granatua dhe shkallët në katin e sipërm janë bllokuar tani nga mbeturinat.
Forcat ruse kanë intensifikuar granatimet e tyre ndaj qytetit të shkatërruar të Ukrainës, Kupiansk, duke ngritur shqetësimet se atë mund ta rimarrin. Qyteti i shkatërruar nga lufta shtrihet vetëm 15 kilometra larg vijës së frontit, ku forcat e Moskës janë të angazhuara në luftime.
11/12Civilët dhe ushtarët duke blerë në një treg të hapur në Kupiansk, më 13 shkurt.
Një grua tjetër, Olha, 62 vjeçe, e cila nuk pranoi të jepte mbiemrin e saj, gjithashtu dëshiron të largohet nga qyteti, por duhet të qëndrojë dhe të kujdeset për djalin e saj 37-vjeçar me nevoja të veçanta, pasi tha se nuk kanë ku të shkojnë.
“Ka shpërthime çdo ditë, kështu që është shumë e frikshme”, tha ajo. "Ne duhet të fshihemi në bodrum. Të gjithë po flasin për një sulm të ri rus."
Forcat ruse kanë intensifikuar granatimet e tyre ndaj qytetit të shkatërruar të Ukrainës, Kupiansk, duke ngritur shqetësimet se atë mund ta rimarrin. Qyteti i shkatërruar nga lufta shtrihet vetëm 15 kilometra larg vijës së frontit, ku forcat e Moskës janë të angazhuara në luftime.
12/12Një burrë duke shikuar një mural ku shkruan: "Ne do të shumëfishojmë sasinë e dashurisë në botë. Dhe për këtë, ne do të fitojmë!".
Forcat ruse kanë intensifikuar granatimet e tyre ndaj qytetit të shkatërruar të Ukrainës, Kupiansk, duke ngritur shqetësimet se atë mund ta rimarrin. Qyteti i shkatërruar nga lufta shtrihet vetëm 15 kilometra larg vijës së frontit, ku forcat e Moskës janë të angazhuara në luftime.
Previous slide
Next slide
Shtatorin e vitit të kaluar, forcat ukrainase rimorën kontrollin e Kupianskut, një qendër e rëndësishme hekurudhore në verilindje të Ukrainës.
Në fillim të marsit të këtij viti, autoritetet ukrainase urdhëruan banorët e këtij qyteti që të evakuoheshin, pas rritjes së frikës se Rusia mund të tentojë sërish të marrë kontrollin e Kupianskut.