Sulmet ajrore izraelite vrasin 558 njerëz në Liban

Tymi ngrihet mbi fshatin Taybeh në Liban gjatë bombardimeve izraelite, 23 shtator 2024.
Së paku 558 njerëz janë vrarë si pasojë e bombardimeve të ashpra izraelite ndaj shënjestrave të Hezbollahut në Liban, tha Ministria e Shëndetësisë e Libanit të martën.
Ushtria izraelite kreu të hënën sulme intensive ndaj Hezbollahut – grupit militant të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara. E hëna ishte dita më vdekjeprurëse e konfliktit atje në 20 vjetët e fundit.
Mijëra familje kanë ikur nga shtëpitë e tyre, gjithashtu.
Sulmet izraelite në Liban detyrojnë mijëra familje të zhvendosen
1/12Sulmet ajrore izraelite kanë vrarë të paktën 558 persona të hënën, në mesin e të cilëve 50 fëmijë dhe 94 gra, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Liban.
Ushtria izraelite tha se nisi sulmet ajrore kundër bazave të Hezbollahut në Liban të hënën. Sulmet vranë më shumë se 500 njerëz, sipas autoriteteve të Libanit. Dhjetëra mijëra persona u larguan nga jugu pas një prej ditëve më të përgjakshme të përleshjeve mes dy vendeve.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
2/12Izraeli dhe Hezbollahu – grupi libanez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara – kanë këmbyer zjarr ndërkufitar pothuajse çdo ditë që kur nisi lufta në Gazë më 7 tetor 2023. Por, bombardimet e 23 shtatorit në Liban deri më tani shënuan përshkallëzimin më të madh, që nga lufta e vitit 2006 mes Izraelit dhe Hezbollahut, grup që mbështetet nga Irani.
Ushtria izraelite tha se nisi sulmet ajrore kundër bazave të Hezbollahut në Liban të hënën. Sulmet vranë më shumë se 500 njerëz, sipas autoriteteve të Libanit. Dhjetëra mijëra persona u larguan nga jugu pas një prej ditëve më të përgjakshme të përleshjeve mes dy vendeve.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
3/12Dhjetëra mijëra persona janë larguar nga shtëpitë e tyre në Liban, teksa Izraeli ka vazhduar sulmet, thanë Kombet e Bashkuara më 24 shtator, duke i quajtur këto ngjarje si “shumë alarmante”.
Ushtria izraelite tha se nisi sulmet ajrore kundër bazave të Hezbollahut në Liban të hënën. Sulmet vranë më shumë se 500 njerëz, sipas autoriteteve të Libanit. Dhjetëra mijëra persona u larguan nga jugu pas një prej ditëve më të përgjakshme të përleshjeve mes dy vendeve.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
4/12“Ne jemi thellësisht të shqetësuar lidhur me përshkallëzimin serioz të sulmeve që pamë dje”, tha zëdhënësi i agjencisë për refugjatë të OKB-së, Matthew Saltmarsh.
Ushtria izraelite tha se nisi sulmet ajrore kundër bazave të Hezbollahut në Liban të hënën. Sulmet vranë më shumë se 500 njerëz, sipas autoriteteve të Libanit. Dhjetëra mijëra persona u larguan nga jugu pas një prej ditëve më të përgjakshme të përleshjeve mes dy vendeve.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
5/12Edhe para sulmeve të 23 shtatorit, në Liban ka pasur zhvendosje të popullsisë nga pjesa jugore e vendit. “Situata është shumë alarmante. Është shumë kaotike. Numri i civilëve të vrarë është i papranueshëm”, theksoi Matthew Saltmarsh.
Ushtria izraelite tha se nisi sulmet ajrore kundër bazave të Hezbollahut në Liban të hënën. Sulmet vranë më shumë se 500 njerëz, sipas autoriteteve të Libanit. Dhjetëra mijëra persona u larguan nga jugu pas një prej ditëve më të përgjakshme të përleshjeve mes dy vendeve.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
6/12Sulmet e së hënës u kryen pasi Izraeli sulmoi Bejrutin të premten duke vrarë dhjetëra persona, përfshirë dy komandantë të Hezbollahut.
Ushtria izraelite tha se nisi sulmet ajrore kundër bazave të Hezbollahut në Liban të hënën. Sulmet vranë më shumë se 500 njerëz, sipas autoriteteve të Libanit. Dhjetëra mijëra persona u larguan nga jugu pas një prej ditëve më të përgjakshme të përleshjeve mes dy vendeve.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
7/12Një vit pas fillimit të luftës midis Hamasit dhe Izraelit në Rripin e Gazës, kufiri verior është bërë tashmë objektiv i sulmeve izraelite, nga të cilat Hezbollahu i mbështetur nga Irani, nisi një sulm me raketa ndaj Izraelit për të ndihmuar Hamasin gjithashtu të mbështetur nga Irani.
Ushtria izraelite tha se nisi sulmet ajrore kundër bazave të Hezbollahut në Liban të hënën. Sulmet vranë më shumë se 500 njerëz, sipas autoriteteve të Libanit. Dhjetëra mijëra persona u larguan nga jugu pas një prej ditëve më të përgjakshme të përleshjeve mes dy vendeve.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
8/12Një automjet duke transportuar anëtarët e Ushtrisë së Libanit afër vendit të një sulmi izraelit në periferi të Bejrutit, Liban, 23 shtator 2024.
Ushtria izraelite tha se nisi sulmet ajrore kundër bazave të Hezbollahut në Liban të hënën. Sulmet vranë më shumë se 500 njerëz, sipas autoriteteve të Libanit. Dhjetëra mijëra persona u larguan nga jugu pas një prej ditëve më të përgjakshme të përleshjeve mes dy vendeve.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
9/12Njerëzit shikojnë tymin që ngrihet në qiell nga sulmet izraelite.
Ushtria izraelite tha se nisi sulmet ajrore kundër bazave të Hezbollahut në Liban të hënën. Sulmet vranë më shumë se 500 njerëz, sipas autoriteteve të Libanit. Dhjetëra mijëra persona u larguan nga jugu pas një prej ditëve më të përgjakshme të përleshjeve mes dy vendeve.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
10/12Rrugët e bllokuara të qytetit Sidon nga kolonat e automjeteve me njerëz që po ikin nga bombardimet izraelite.
Ushtria izraelite tha se nisi sulmet ajrore kundër bazave të Hezbollahut në Liban të hënën. Sulmet vranë më shumë se 500 njerëz, sipas autoriteteve të Libanit. Dhjetëra mijëra persona u larguan nga jugu pas një prej ditëve më të përgjakshme të përleshjeve mes dy vendeve.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
11/12Automjetet duke pritur në trafik në qytetin Damour, në jug të kryeqytetit Bejrut më 24 shtator 2024, ndërsa njerëzit largohen nga jugu i Libanit.
Ushtria izraelite tha se nisi sulmet ajrore kundër bazave të Hezbollahut në Liban të hënën. Sulmet vranë më shumë se 500 njerëz, sipas autoriteteve të Libanit. Dhjetëra mijëra persona u larguan nga jugu pas një prej ditëve më të përgjakshme të përleshjeve mes dy vendeve.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
12/12Pamje e rrugëve të bllokuara nga automjetet me njerëzit që po zhvendosen, qyteti Sidon, Liban.
Ushtria izraelite tha se nisi sulmet ajrore kundër bazave të Hezbollahut në Liban të hënën. Sulmet vranë më shumë se 500 njerëz, sipas autoriteteve të Libanit. Dhjetëra mijëra persona u larguan nga jugu pas një prej ditëve më të përgjakshme të përleshjeve mes dy vendeve.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Previous slide
Next slide
Ushtria Izraelite tha se i goditi 1.600 shënjestra të Hezbollahut në përpjekje për ta shkatërruar infrastrukturën që ky grup i armatosur e kishte ndërtuar pas luftës së vitit 2006.
Hezbollahu, ndërkohë, i shkrepi mbi 200 raketa në veri të Izraelit, sipas ushtrisë. U raportua për dy njerëz të plagosur atje.
Fuqitë botërore kanë bërë thirrje për vetëpërmbajtje, pasi të dyja palët duket se po shkojnë drejt një luftë të përgjithshme.
Ministria e Shëndetësisë e Libanit tha se 50 fëmijë dhe 94 gra janë në mesin e të vrarëve, derisa 1.835 njerëz të tjerë janë plagosur.
Ajo nuk tregoi se sa prej të vrarëve ishin civilë apo luftëtarë.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, iu drejtua popullit libanez përmes një videoje.
“Lufta e Izraelit nuk është kundër juve, është kundër Hezbollahut. Hezbollahu ka kohë të gjatë që është duke ju përdorur si mburojë njerëzore”, tha Netanyahu drejtuar libanezëve.
Të hënën në mëngjes, Izraeli u bëri thirrje banorëve në jug të Libanit të largohen nga shtëpitë e tyre në pjesët ku tha se Hezbollahut ruan armët, duke i paralajmëruar për “bombardime të ashpra” atje.
Hezbollahu është përballur me trysni të madhe në javët e fundit, pasi javën e kaluar mijëra pajisje komunikimi – pejxherë dhe radiolidhje – të përdorura nga pjesëtarët e saj shpërthyen.
Për shpërthimin e këtyre pajisjeve Hezbollahu e ka fajësuar Izraelin, i cili as nuk e ka pranuar e as mohuar përgjegjësinë.
Hezbollahu filloi të hedhë raketa drejt Izraelit në mënyrë të përditshme pas sulmit të 7 tetorit në Izrael nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Izraeli është përgjigjur me sulme ajrore dhe konflikti është rritur prej atëherë.
Hezbollahu ka thënë se do të vazhdojë të kryejë sulme derisa të arrihet një armëpushim në Rripin e Gazës.
Militantët e Hamasit u futën furishëm në jug të Izraelit më 7 tetor dhe i vranë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe i rrëmbyen 250 të tjerë.
Lufta e Izraelit në Gazë prej atëherë i ka vrarë mbi 41.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës.