Rusia sulmon Kievin me dronë, raportohet për një viktimë dhe katër të plagosur

Pamje pas një sulmi rus me dron në Kiev të Ukrainës, më 13 korrik 2023.
Të paktën një person u vra dhe katër të tjerë u plagosën nga sulmet pasi forcat ruse shënjestruan Kievin me breshëri dronësh Shahed të prodhuar nga Irani, në orët e para të së enjtes, njoftuan zyrtarë të administratës së Kievit.
Përveç viktimave në njerëz, edhe ndërtesat në disa zona u dëmtuan.
Shpërthime u dëgjuan në pjesë të ndryshme të Kievit, teksa mbetjet e dronëve të rrëzuar ranë në katër lagje të kryeqytetit ukrainas, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës.
Breshëri sulmesh me dronë mbi kryeqytetin ukrainas
1/11Një dron rus shpërtheu kur goditi një ndërtesë në Kiev, në orët e hershme të mëngjesit më 13 korrik. Sipas autoriteteve, së paku një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur gjatë një nate nga sulmet ruse me dronë në kryeqytetin ukrainas.
Të paktën një person ka vdekur nga sulmet ruse me dronë mbi kryeqytetin ukrainas, më 13 korrik. Kjo ishte nata e tretë radhazi e sulmeve të tilla brenda dhe përreth Kievit.
(Përgatiti: Albina Kastrati)
2/11Një dron duke shpërthyer në qiell mbi qytetin e Kievit.
Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitscho, nëpërmjet rrjetit social Telegram, tha se trupi i pajetë i një banori në një nga ndërtesat e sulmuara, ishte gjetur kur ekipet e emergjencës shuan zjarrin në lagjen historike të kryeqytetit, Podil.
Të paktën një person ka vdekur nga sulmet ruse me dronë mbi kryeqytetin ukrainas, më 13 korrik. Kjo ishte nata e tretë radhazi e sulmeve të tilla brenda dhe përreth Kievit.
(Përgatiti: Albina Kastrati)
3/11Tymi si pasojë e shpërthimeve ngrihet mbi qytet. Klitschko tha gjithashtu se së paku dy persona janë lënduar, kur copat nga shpërthimet ranë dhe dëmtuan një objekt banesor në lagjen e Darnytskiy.
Të paktën një person ka vdekur nga sulmet ruse me dronë mbi kryeqytetin ukrainas, më 13 korrik. Kjo ishte nata e tretë radhazi e sulmeve të tilla brenda dhe përreth Kievit.
(Përgatiti: Albina Kastrati)
4/11Një banori i Kievit, Dmytro, duke mbajtur vajzën e tij 6-muajshe në duar, Alinën. Ndërsa gruaja e tij mban qenin e tyre jashtë një ndërtese banimi të dëmtuar gjatë sulmit.
Të paktën një person ka vdekur nga sulmet ruse me dronë mbi kryeqytetin ukrainas, më 13 korrik. Kjo ishte nata e tretë radhazi e sulmeve të tilla brenda dhe përreth Kievit.
(Përgatiti: Albina Kastrati)
5/11Gjaku i shpërndarë në dyshemenë e një ndërtese banimi që u godit gjatë sulmeve ruse me dronë.
Të paktën një person ka vdekur nga sulmet ruse me dronë mbi kryeqytetin ukrainas, më 13 korrik. Kjo ishte nata e tretë radhazi e sulmeve të tilla brenda dhe përreth Kievit.
(Përgatiti: Albina Kastrati)
6/11Pamje të një objekti banesor që është sulmuar nga një dron rus. Autoritetet ukrainase thanë se gjatë sulmit, kanë rrëzuar 20 dronë të forcave ruse dhe dy raketa.
Të paktën një person ka vdekur nga sulmet ruse me dronë mbi kryeqytetin ukrainas, më 13 korrik. Kjo ishte nata e tretë radhazi e sulmeve të tilla brenda dhe përreth Kievit.
(Përgatiti: Albina Kastrati)
7/11Një banore duke shikuar banesën e fqinjit të saj që u dëmtua gjatë sulmit me dron.
Të paktën një person ka vdekur nga sulmet ruse me dronë mbi kryeqytetin ukrainas, më 13 korrik. Kjo ishte nata e tretë radhazi e sulmeve të tilla brenda dhe përreth Kievit.
(Përgatiti: Albina Kastrati)
8/11Banorët duke qëndruar jashtë ndërtesës së dëmtuar ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit dhe stafi i emergjencës vazhdojnë punën e tyre.
Të paktën një person ka vdekur nga sulmet ruse me dronë mbi kryeqytetin ukrainas, më 13 korrik. Kjo ishte nata e tretë radhazi e sulmeve të tilla brenda dhe përreth Kievit.
(Përgatiti: Albina Kastrati)
9/11Një person nga ekipi i kërkim-shpëtimit duke e inspektuar një ndërtesë t dëmtuar nga sulmi me dronë.
Të paktën një person ka vdekur nga sulmet ruse me dronë mbi kryeqytetin ukrainas, më 13 korrik. Kjo ishte nata e tretë radhazi e sulmeve të tilla brenda dhe përreth Kievit.
(Përgatiti: Albina Kastrati)
10/11Pamje e një ndërtesë nga një banesë e dëmtuar.
Kreu i administratës ushtarake të Kievit, Serhiy Popko, e përshkroi sulmin si një "sulm masiv" nga dronët Shahed të prodhuar nga Irani, pasi po sulmoheshin nga drejtime të ndryshme.
Të paktën një person ka vdekur nga sulmet ruse me dronë mbi kryeqytetin ukrainas, më 13 korrik. Kjo ishte nata e tretë radhazi e sulmeve të tilla brenda dhe përreth Kievit.
(Përgatiti: Albina Kastrati)
11/11Mbrojtja ajrore e Ukrainës duke përdorur një projektor për të gjetur dronë në qiellin mbi Kiev.
Të paktën një person ka vdekur nga sulmet ruse me dronë mbi kryeqytetin ukrainas, më 13 korrik. Kjo ishte nata e tretë radhazi e sulmeve të tilla brenda dhe përreth Kievit.
(Përgatiti: Albina Kastrati)
Previous slide
Next slide
Forcat Ajrore të Ukrainës raportuan se Rusia gjuajti gjithsej 20 dronë, kryesisht në rajonin e Kievit, dhe bëri të ditur se të gjithë u rrëzuan nga mbrojtja ajrore ukrainase.
Në Ukrainën perëndimore u raportua se një raketë lundrimi u kap nga mbrojtja ajrore ukrainase.
“Ne vlerësojmë punën e përpiktë të forcave të mbrojtjes ajrore të Ukrainës”, shkroi administrata rajonale në Telegram.
Sipas Ministrisë së Brendshme, ekipet e shpëtimit kanë shuar zjarrin në një pallat banimi 16-katësh. Mbetjet e dronëve të rrëzuar gjithashtu dëmtuan fasadën e një pallati 25-katësh, shkroi ministria.
Kreu i administratës ushtarake të Kievit, Serhiy Popko, deklaroi se dhjetëra dronë të prodhuar nga Irani u rrëzuan me sukses mbi kryeqytet gjatë së njëjtës natë.
Këto sulme shënuan natën e tretë radhazi të sulmeve me dronë dhe raketa të nisura nga Rusia në Ukrainë.