Të paktën pesë persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën gjatë natës mes 5 e 6 korrikut pas sulmit më të madh në infrastrukturën civile në Lviv që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia. Sulmi shkatërroi kate të tëra të një ndërtese banimi, duke i mbuluar rrugët me rrënoja.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Pasojat e sulmit vdekjeprurës me raketa në Lviv

1
Ekipet e shpëtimit punojnë në një ndërtesë banimi në Lviv, e cila u godit nga një sulm rus me raketa më 6 korrik.
Zyrtarët ukrainas thanë se të paktën pesë persona u vranë në sulmin që ndodhi herët në mëngjes.
Zyrtarët ukrainas thanë se të paktën pesë persona u vranë në sulmin që ndodhi herët në mëngjes.

2
Dy vajza duke qarë në vendin ku ndodhi sulmi me raketa.
Forcat Ajrore të Ukrainës raportuan se përgjuan shtatë nga 10 raketat lundruese që Rusia hodhi nga Deti i Zi në drejtim të rajonit të Lvivit rreth orës një.
Forcat Ajrore të Ukrainës raportuan se përgjuan shtatë nga 10 raketat lundruese që Rusia hodhi nga Deti i Zi në drejtim të rajonit të Lvivit rreth orës një.

3
Punonjësit e shpëtimit në kërkim të të mbijetuarve gërmojnë nëpër mbeturinat e një ndërtese banimi.

4
Një person i plagosur nga sulmet ruse me raketa duke u transportuar nga një ndërtesë banimi.