Ndërlidhjet

Arrin në 50 numri i viktimave nga sulmi me bomba në një shkollë në Kabul


Një vajzë që është plagosur nga shpërthimet e bombave në Kabul, transportohet në një spital.

Ka arritur në 50 numri i viktimave nga sulmi me bombë në një shkollë të vajzave në Kabul të Afganistanit, tha Ministria e Brendshme. Ndërkaq, nga shpërthimi janë plagosur edhe 100 persona të tjerë.

Shumica e viktimave nga sulmi që ndodhi më 8 maj ishin vajzta që studionin në këtë shkollë që gjendet në lagjen Dasht-e-Barchi, që banohet me shiitë hazara.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Tariq Arian tha se një makinë me bombë shpërtheu në hyrje të shkollës Sayed Al-Shuhada, ndërkaq edhe dy bomba të tjera shpërthyen në momentin kur studentët po tentonin që të iknin pas shpërthimit të parë.

Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Talibanët kanë mohuar se qëndrojnë prapa këtij sulmi dhe e kanë dënuar atë.

Por, presidenti afgan, Ashtraf Ghani ka fajësuar talibanët për sulmin edhe pse nuk ka dhënë dëshmi për të mbështetur këto akuza.

Zyrtarët afganë për një kohë të gjatë akuzojnë talibanët se po mundohen që të mos marrin përgjegjësinë për sulme, duke lënë grupe të tjera, siç është grupi militant, Shteti Islamik që të marrë përgjegjësinë për sulme militante.

Militantët e IS-it dhe talibanët janë fajësuar për sulme që kanë lënë të vrarë qindra pjesëtarë të komunitetit Hazara viteve të fundit.

XS
SM
MD
LG