Banorët e Kievit e kalojnë natën në qiell të hapur si pasojë e sulmeve ruse
Sulmi i dytë raketor i Rusisë në Kiev gjatë kësaj jave plagosi të paktën 51 persona, dëmtoi shumë shtëpi, ndërtesa banimi dhe një spital për fëmijë, thanë zyrtarët ukrainas më 13 dhjetor. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
5
Një banore duke shikuar nga dritarja e banesës së saj të dëmtuar.
Kreu i administratës ushtarake të Kievit, Serhiy Popko, tha se shumica e lëndimeve u shkaktuan nga dritaret e thyera nga vala e shpërthimit. “Ka shumë të lënduar”, tha ai, duke sugjeruar se numri i të plagosurve mund të rritet.

6
Sulmi pasoi një breshëri raketash balistike që kishin për cak Kievin më 11 dhjetor, me ç'rast u plagosën katër persona.
7
Petro Khomyn, 71 vjeç, duke shikuar dëmet e shkaktuara nga sulmet në banesën e tij.
8
Khomyn duke shikuar nga vendi ku dikur ishin dritaret e tij.