Ndërlidhjet

Sveçla: Kërkimi i sulmuesve të Policisë së Kosovës është duke vazhduar


Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla.
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla.

Tre sulmues mbetën të vrarë në operacionin e sotëm në Banjskë, ndërsa u arrestuan gjashtë persona - dy prej tyre sulmues dhe katër të tjerë që e mbështetën sulmin me radio-lidhje, bëri të ditur ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla.

Sipas tij, dy nga të arrestuarit janë "të plagosur, me uniformë dhe të armatosur"

Duke folur për gazetarët nga pjesa veriore e vendit, Sveçla tha se aksioni në kërkim të sulmuesve të Policisë së Kosovës është duke vazhduar.

"I gjithë territori i vendit është vendosur nën kontroll", tha ministri i Brendshëm.

Ai tha se ka informacione se bëhet fjalë për "grup terroristësh".

Policia e Kosovës, tha ai, ka zbuluar edhe një sasi të madhe armatimi.

"Lirisht mund të themi se ishin pajisje për disa qindra sulmues tjerë. Do të thotë, përgatitjet ishin që një kohë, në mënyrë masive, që të sulmojnë policinë e Kosovës, institucionet e Republikës së Kosovës dhe seriozisht ta cenojnë integritetit teritorial", tha Sveçla.

Zyrtari i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, është vrarë të dielën në veri të Kosovës. Policia ka thënë se është sulmuar në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku janë plagosur edhe tre zyrtarë policorë.

  • Informacionet e fundit për zhvillimet në veri, pas vrasjes së zyrtarit policor, i gjeni këtu.
XS
SM
MD
LG