Ndërlidhjet

Tajlanda afër legalizimit të martesës ndërmjet personave të gjinisë së njëjtë


Persona të komunitetit LGBT marrin pjesë në një paradë në Bangkok, Tajlandë. Fotografi nga arkivi.
Persona të komunitetit LGBT marrin pjesë në një paradë në Bangkok, Tajlandë. Fotografi nga arkivi.

Tajlanda e ka bërë një hap më afër drejt barazisë martesore, pasi të mërkurën dhoma e ulët e Parlamentit e miratoi në lexim të dytë një projektligj për lejimin e martesës ndërmjet personave të gjinisë së njëjtë.

Ky projektligjit duket të kalojë në Senat dhe ta marrë pëlqimin e mbretit, për t’u bërë ligj.

Ai u mbështet nga të gjitha partitë e mëdha të Tajlandës, duke i marrë 400 vota nga 415 deputetë të pranishëm, dhe vetëm 10 kundër.

“Ne e bëmë këtë për të gjithë popullin tajlandez, për ta zvogëluar pabarazinë në shoqëri dhe për të filluar të krijojmë barazi”, tha Danuphorn Punnakanta, kryetar i komisionit parlamentar, para se deputetët të votonin.

“Dua t’ju bëj thirrje të gjithëve ta shkruani historinë”, shtoi ai.

Kalimi i këtij projektligji shënon hap të rëndësishëm drejt vulosjes së qëndrimit të Tajlandës si njëra prej shoqërive më liberale aziatike për çështjet e homoseksualëve, lezbikëve, transgjinorëve dhe biseksualëve (LGBT), duke qenë e hapur për bashkëjetesë me vlerat tradicionale dhe konservatore budiste.

Tajlanda për një kohë të gjatë ka qenë vend tërheqës për çiftet e gjinisë së njëjtë, falë një skene të gjallë shoqërore e komunitetit LGBT për vendësit dhe mërgimtarët, si dhe ka bërë fushata për t’i joshur vizitorët e komunitetit LGBT.

Ky ligj mund të futet në fuqi brenda 120 ditëve pas miratimit mbretëror.

Kështu, Tajlanda do të bëhej vendi u tretë në Azi, pas Tajvanit dhe Nepalit, që e legalizojnë martesën ndërmjet personave të gjinisë së njëjtë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG