Ndërlidhjet

Kina provokon Tajvanin


Një aeroplan i Tajvanit gjatë disa stërvitjeve ushtarake. Foto nga arkivi.

Tajvani tha se Kina ka bërë shkelje të zonës së mbrojtjes ajrore të rajonit. Ministria e Mbrojtjes tha se 19 aeroplanë kinezë përfshirë të tillë që kanë aftësi të mbajnë bombë bërthamore kanë hyrë në zonën e tij të mbrojtjes ajrore.

Incidenti ka ndodhur më 5 shtator.

Kjo nuk është hera e parë që Kina shkel zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit. Ka një vit që rajoni ka ngritur shqetësime për aktivitetet ushtarake kineze në afërsi të ishullit. Tajvani është një rajon demokratik dhe thotë se është i pavarur, por Kina e sheh si një provincë të shkëputur.

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se misioni i së dielës nga forcat ajrore kineze përfshiu katër bombardues H-6, të cilët mund të mbajnë armë bërthamore, si dhe një aeroplan anti-nëndetëse.

Me zonën e mbrojtjes ajrore nënkuptohet zona jasht territorit të një vendi dhe hapësirës ajrore kombëtare. Mirëpo, në këtë zonë, për shkak të interesit të sigurisë kombëtare, monitorohen dhe kontrollohen fluturimet e aeroplanëve të huaj.

Tajvani me të vërejtur aktivitetin kinez ka dërguar aeroplanët luftarakë për të paralajmëruar fluturaket kineze. Kina ende nuk ka komentuar incidentin.

Pekini shpesh ndërmerr misione të tilla për të shprehur pakënaqësinë ndaj komenteve të bëra nga Tajvani. Në qershor, dërgoi 28 avionë ushtarakë ndërsa më 24 janar, 15 avionë hynë në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit.

Një incident i ngjashëm u shënuan edhe më 12 prill.

Nuk është e qartë se çfarë e nxiti Kinën të ndërmarrë veprimin e fundit.

Megjithatë, javën e kaluar ministria e mbrojtjes e Tajvanit paralajmëroi se kërcënimi kinez po rritet.

XS
SM
MD
LG