Talibanët festojnë trevjetorin e marrjes së pushtetit në Afganistan

Luftëtarët talibanë duke parakaluar nëpër rrugët e Kabulit më 14 gusht.
Talibanët e kanë shënuar përvjetorin e tretë të ngjitjes në pushtet në Afganistan përmes një parade ushtarake, pavarësisht se grupet ndërkombëtare të ndihmës vlerësojnë se në këtë shtet ekziston një prej krizave humanitare më komplekse.
Talibanët e kanë marrë kontrollin e kryeqytetit të Afganistanit, Kabulit, më 15 gusht 2021, pas rënies së Qeverisë së përkrahur prej Shteteve të Bashkuara, dhe ikjes së liderëve prej vendit.
Qeveria e talibanëve vazhdon të mos njihet prej asnjë vendi në botë.
Kufizimet e vendosura ndaj grave janë një prej pikave më problematike, të cilat Kombet e Bashkuara i konsiderojnë “aparteid gjinor”.
Ngjitja e talibanëve në pushtet shënohet në mesin e muajit gusht, periudhë e rënies së Kabulit, por edhe në fund të gushtit, kur janë larguar trupat e fundit ndërkombëtare prej Afganistanit.
Largimi i trupave ndërkombëtare më 2021, sipas një marrëveshjeje të arritur mes Shteteve të Bashkuara dhe talibanëve më 29 shkurt 2020, u ka mundësuar talibanëve kthimin në pushtet pas 20 vjetëve.
Talibanët janë rrëzuar prej pushtetit në Afghanistan, pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001 në Shtetet e Bashkuara.
Parada ushtarake e 14 gushtit është mbajtur në bazën ajrore Bagram, rreth 40 kilometra larg Kabulit, ku dikur janë strehuar forcat ushtarake amerikane.
Pjesë e audiencës kanë qenë rreth 10.000 burra dhe asnjë grua.
Ushtarët janë parë me pajisje ushtarake të braktisura prej forcave amerikane dhe atyre të NATO-s: obusë dhe tanke.
Mohammad Hassan Akhund, i cili mban pozitën e kryeministrit, i ka lavdëruar talibanët, për siç ka thënë, fitoren e autoriteteve të talibanëve ndaj “pushtuesve perëndimorë”.
Sipas një deklararate të lëshuar prej zyrës së tij, ai ka thënë se Qeveria e talibanëve “e ka përgjegjësinë për zbatim të ligjit islamik, ruajtjes së pronës, jetës së njerëzve dhe për respektim të kombit tonë”.
Megjithatë, organizatat ndërkombëtare të ndihmës besojnë se miliona afganë përballen me “një prej krizave humanitare më të mëdha dhe më komplekse në botë, tri vjet pas ndryshimit të regjimit”.
Sipas tyre, 23.7 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë në Afganistanin me 40 milionë banorë.
Më shumë se 6.3 milionë njerëz janë të zhvendosur brenda Afganistanit, ndërsa shifrat e papunësisë janë alarmante.
Gratë vlerësohet se vuajnë më së shumti prej këtij regjimi.
Prej ardhjes së talibanëve në pushtet, grave u është zvogëluar qasja në jetën publike – shumë vende pune, parqet dhe palestrat – si dhe u është ndaluar shkuarja në shkollë pas klasës së gjashtë.
Cungimi i të drejtave të grave pas kthimit të talibanëve
1/16Një luftëtar taliban dhe një grua afgane duke vështruar njëri-tjetrin në Kabul në dhjetor 2022.
Që nga kthimi i tyre në pushtet në gusht të vitit 2021, islamistët e linjës së ashpër kanë kryer një goditje brutale ndaj disidencës dhe kanë rifutur interpretimin e tyre ekstrem dhe fisnor të ligjit islamik të Sheriatit.
Sundimtarët talibanë të Afganistanit shënuan dyvjetorin e marrjes së kryeqytetit, Kabul, më 15 gusht. OKB-ja thotë se 20 vjet përparim për gratë dhe vajzat afgane, janë përmbysur me situatën që është kthyer në atë që ishte para vitit 2002, kur në pushtet ishin talibanët.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
2/16Dy fëmijë afganë duke qëndruar mes grumbujve të mbeturinave pranë shtëpisë së tyre në Kabul.
Bruto Produkti i Brendshëm i Afganistanit është vështirë të matet, por vlerësohet të ketë rënë me gati 20 për qind që kur talibanët u kthyen në pushtet, duke rrezikuar jetën e miliona njerëzve në vendin tashmë të varfër.
Sundimtarët talibanë të Afganistanit shënuan dyvjetorin e marrjes së kryeqytetit, Kabul, më 15 gusht. OKB-ja thotë se 20 vjet përparim për gratë dhe vajzat afgane, janë përmbysur me situatën që është kthyer në atë që ishte para vitit 2002, kur në pushtet ishin talibanët.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
3/16Më 23 mars 2022, më shumë se një milion vajza afgane u larguan nga shkollat pas një ndryshimi në minutën e fundit të vendimit të talibanëve për t'i rihapur ato. Nën qeverinë teokratike të talibanëve, vajzave vetëm deri nën klasën e gjashtë u lejohet të ndjekin shkollën.
Sundimtarët talibanë të Afganistanit shënuan dyvjetorin e marrjes së kryeqytetit, Kabul, më 15 gusht. OKB-ja thotë se 20 vjet përparim për gratë dhe vajzat afgane, janë përmbysur me situatën që është kthyer në atë që ishte para vitit 2002, kur në pushtet ishin talibanët.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
4/16Në maj të vitit 2022, talibanët nxorën një dekret, sipas të cilit gratë në publik duhet të veshin rroba gjithëpërfshirëse dhe të mbulojnë fytyrat e tyre përveç syve. Sipas këtij dekreti, gratë duhet të qëndrojnë në shtëpi nëse nuk kanë punë të rëndësishme jashtë shtëpisë.
Sundimtarët talibanë të Afganistanit shënuan dyvjetorin e marrjes së kryeqytetit, Kabul, më 15 gusht. OKB-ja thotë se 20 vjet përparim për gratë dhe vajzat afgane, janë përmbysur me situatën që është kthyer në atë që ishte para vitit 2002, kur në pushtet ishin talibanët.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
5/16Burrat afganë në Tolo TV duke mbajtur maska në fytyrë në shenjë solidariteti me koleget e tyre, vajza e gra, të cilat u urdhëruan të mbanin mbulesë në studio, Kabul.
Sundimtarët talibanë të Afganistanit shënuan dyvjetorin e marrjes së kryeqytetit, Kabul, më 15 gusht. OKB-ja thotë se 20 vjet përparim për gratë dhe vajzat afgane, janë përmbysur me situatën që është kthyer në atë që ishte para vitit 2002, kur në pushtet ishin talibanët.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
6/16Në nëntor, udhëheqësi suprem i talibanëve Mullah Haibatullah Akhundzada urdhëroi kthimin në "Hudud dhe Qisas", të cilat në thelb lejojnë ndëshkimin "sy për sy" dhe ndëshkimet trupore. Qindra njerëz në të gjithë vendin janë rrahur publikisht, janë vrarë me gurë ose u janë prerë pjesë të trupit.
Sundimtarët talibanë të Afganistanit shënuan dyvjetorin e marrjes së kryeqytetit, Kabul, më 15 gusht. OKB-ja thotë se 20 vjet përparim për gratë dhe vajzat afgane, janë përmbysur me situatën që është kthyer në atë që ishte para vitit 2002, kur në pushtet ishin talibanët.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
7/16Talibanët, gjithashtu, ua kanë ndaluar grave të marrin pjesë në sport, duke detyruar shumë prej tyre që këtë ta bëjnë fshehurazi, si p.sh. anëtarët e një ekipi të futbollit të grave të fotografuara në Kabul në shtator të vitit 2022.
Sundimtarët talibanë të Afganistanit shënuan dyvjetorin e marrjes së kryeqytetit, Kabul, më 15 gusht. OKB-ja thotë se 20 vjet përparim për gratë dhe vajzat afgane, janë përmbysur me situatën që është kthyer në atë që ishte para vitit 2002, kur në pushtet ishin talibanët.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
8/16Kukullat manekine me fytyra të mbuluara në dyqane janë bërë simbol i sundimit taliban në Afganistan, siç shihet në këtë foto të dhjetorit të vitit 2022. Talibanët fillimisht thanë se manekinët ose duhet të hiqen ose t'u priten kokat, por pasi tregtarët u ankuan, ata ranë dakord për këtë kompromis të çuditshëm.
Sundimtarët talibanë të Afganistanit shënuan dyvjetorin e marrjes së kryeqytetit, Kabul, më 15 gusht. OKB-ja thotë se 20 vjet përparim për gratë dhe vajzat afgane, janë përmbysur me situatën që është kthyer në atë që ishte para vitit 2002, kur në pushtet ishin talibanët.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
9/16Një luftëtar taliban duke bërë roje ndërsa gratë presin të marrin shujta të shpërndara nga një grup ndihme humanitare në Kabul në maj. Grupet humanitare vlerësojnë se rreth 30 milionë afganë kanë nevojë për ndihmë.
Sundimtarët talibanë të Afganistanit shënuan dyvjetorin e marrjes së kryeqytetit, Kabul, më 15 gusht. OKB-ja thotë se 20 vjet përparim për gratë dhe vajzat afgane, janë përmbysur me situatën që është kthyer në atë që ishte para vitit 2002, kur në pushtet ishin talibanët.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
10/16Gratë e veshura me burka mbajnë pankarta që kërkojnë të drejtat e tyre për arsimim në Mazar-i-Sharif në qershor.
Grave u është ndaluar arsimimi universitar dhe mundësitë e tyre për punë janë kufizuar kryesisht në sektorët e shëndetësisë dhe arsimit.
Sundimtarët talibanë të Afganistanit shënuan dyvjetorin e marrjes së kryeqytetit, Kabul, më 15 gusht. OKB-ja thotë se 20 vjet përparim për gratë dhe vajzat afgane, janë përmbysur me situatën që është kthyer në atë që ishte para vitit 2002, kur në pushtet ishin talibanët.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
11/16Një nuse, pjesë e një dasme masive, për familjet që nuk mund t'i përballojnë shpenzimet për dasmë në Kabul, korrik.
Policia fetare e talibanëve ka urdhëruar pronarët e sallave të dasmave të mos lejojnë muzikë dhe të mos përfshihen në aktivitete që bien ndesh me vendimet islame. Talibanët e konsiderojnë muzikën si kundër mësimeve të islamit.
Sundimtarët talibanë të Afganistanit shënuan dyvjetorin e marrjes së kryeqytetit, Kabul, më 15 gusht. OKB-ja thotë se 20 vjet përparim për gratë dhe vajzat afgane, janë përmbysur me situatën që është kthyer në atë që ishte para vitit 2002, kur në pushtet ishin talibanët.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
12/16Një grua duke hyrë në një sallon bukurie në Kabul ku reklamat me gra janë shfytyruar. Fytyrat e grave janë mbuluar pa shije nga reklamat dhe muralet anembanë vendit.
Sundimtarët talibanë të Afganistanit shënuan dyvjetorin e marrjes së kryeqytetit, Kabul, më 15 gusht. OKB-ja thotë se 20 vjet përparim për gratë dhe vajzat afgane, janë përmbysur me situatën që është kthyer në atë që ishte para vitit 2002, kur në pushtet ishin talibanët.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
13/16Një estetiste afgane heq një poster në një sallon bukurie në Kabul më 24 korrik, pasi u detyrua të mbyllej me një dekret të ri taliban. Mbyllja e salloneve të bukurisë ka ngjallur kundërshtim të rrallë publik nga shumë gra afgane pasi krijon një zbrazëti tjetër në jetën e tyre ekonomike dhe sociale.
Sundimtarët talibanë të Afganistanit shënuan dyvjetorin e marrjes së kryeqytetit, Kabul, më 15 gusht. OKB-ja thotë se 20 vjet përparim për gratë dhe vajzat afgane, janë përmbysur me situatën që është kthyer në atë që ishte para vitit 2002, kur në pushtet ishin talibanët.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
14/16Një fëmijë i vogël i diagnostikuar me talasemi, Kandahar, korrik 2023.
Sipas Kombeve të Bashkuara, agjencia ka marrë më pak se 5 për qind të fondeve të nevojshme për të ndihmuar Afganistanin, duke e bërë atë operacionin e ndihmës me financimin më të ulët në nivel global, pavarësisht se vendi po përballet me krizën më të madhe dhe më të rëndë humanitare në botë.
Sundimtarët talibanë të Afganistanit shënuan dyvjetorin e marrjes së kryeqytetit, Kabul, më 15 gusht. OKB-ja thotë se 20 vjet përparim për gratë dhe vajzat afgane, janë përmbysur me situatën që është kthyer në atë që ishte para vitit 2002, kur në pushtet ishin talibanët.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
15/16Me aktivitetin e vetëm muzikor të lejuar që është këndimi i disa llojeve të këngëve fetare dhe këngëve talibane, instrumentet muzikore konfiskohen në mënyrë rutinore dhe digje, sikurse këto në provincën Herat, gjatë gushtit.
Sundimtarët talibanë të Afganistanit shënuan dyvjetorin e marrjes së kryeqytetit, Kabul, më 15 gusht. OKB-ja thotë se 20 vjet përparim për gratë dhe vajzat afgane, janë përmbysur me situatën që është kthyer në atë që ishte para vitit 2002, kur në pushtet ishin talibanët.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
16/16Një grua e veshur me burka duke ecur herët në mëngjes në periferi të qytetit Kandahar në qershor.
Nga viti 2019 deri në vitin 2020, shkalla e varfërisë ishte gati 47 për qind. Të dhënat e fundit tregojnë se nga mesi i vitit 2022, dy të tretat e familjeve afgane raportohet se nuk mund të përballojnë sigurimin e ushqimit dhe artikujve të tjerë bazë joushqimorë, duke detyruar shumë të rritur të angazhohen në aktivitete me produktivitet të ulët për të gjeneruar të ardhura.