Ndërlidhjet

Polonia me kritika për Gjermaninë, nuk ia dorëzoi tanket


Një ushtar polak mbi tankun e prodhimit gjerman, Leopard 2A4.

Një zyrtar i lartë polak ka akuzuar qeverinë gjermane se ka treguar mungesë angazhimi kur bëhet fjalë për dorëzimin e premtuar të tankeve në Varshavë.

“Bisedimet kanë ngecur. Nuk shihet ndonjë vullnet të mirë. Le të shpresojmë se do të ndryshojë", tha Paëel Soloch, i cili shërben si kreu i Byrosë së Sigurisë Kombëtare.

Një kërkesë iu bë Berlinit për tanke në mënyrë që të zëvendësohen ato që Polonia i ka dhënë Ukrainës, por negociatat nuk kanë arritur ndonjë përparim, tha Soloch për mediat polake.

"Ndihma ushtarake gjermane - pavarësisht nëse është për Ukrainën apo nëse është për vendet që ofrojnë atë ndihmë - nuk i përmbush pritjet", tha ai.

Polonia po mbështet vendin e saj fqinj me tanke T-72 të prodhimit sovjetik dhe Varshava e ka bërë të qartë se pret zëvendësime nga partnerët e NATO-s, përfshirë Gjermaninë, në këmbim.

Një pjesë e madhe e arsenalit të tankeve në forcat e armatosura polake përbëhet nga tanke gjermane Leopard.

XS
SM
MD
LG