Ndërlidhjet

MPB u bën thirrje qytetarëve serb që të zëvendësojnë targat në RKS


Një veturë me targat KM në Mitrovicë të Veriut.
Një veturë me targat KM në Mitrovicë të Veriut.

Ministria e Punëve të Brendshme u ka bërë thirrje qytetarëve serb që të zëvendësojnë target në RKS (Republika e Kosovës).

“Nga data 1 gusht 2022 deri më 30 shtator 2022, do të fillojë organizimi i procesit për regjistrimin e targave ilegale në ato RKS, në të gjitha Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve”, thuhet në njoftimin e 23 korrikut të kësaj ministrie.

Sipas MPB-së, brenda këtij afati, qytetarët do të kenë mundësinë që të jenë përfitues të shumë lehtësirave për kthimin e mjeteve të tyre në targa RKS.

Bëhet fjalë për vetura me targa KM (Mitrovicë e Kosovës), PR (Prishtinë), GL (Gjilan), PZ (Prizren).

Sipas njoftimit, qytetarët që zëvendësojnë target do të lirohen nga: taksat doganore, taksa administrative në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve, tarifa për targën dhe tarifa për për pajisje me certifikatë për regjistrimin e mjetit.

Heqja e këtyre tabelave ishte paraparë në Marrëveshjen për lirinë e lëvizjes, të cilën Kosova dhe Serbia e arritën në vitin 2011, por ajo nuk u zbatua asnjëherë në veri të Kosovës. Prishtina zyrtare deri vitin e kaluar ka toleruar përdorimin e targave KM, edhe pse i konsideronte të paligjshme.

Vlerësohet se në veri të Kosovës janë rreth 10,000 vetura me targa KM, të cilat janë lëshuar nga Zyra serbe e Policisë për Mitrovicën, me seli në Rashkë, qytet në Serbi.

XS
SM
MD
LG