Ndërlidhjet

Andrew Tate mbetet në paraburgim në Rumani edhe 30 ditë


Andrew Tate (në qendër), dhe vëllai i tij, Tristan (djathtas), para Gjykatës së Apelit në Bukuresht, Rumani. 10 janar 2023.
Andrew Tate (në qendër), dhe vëllai i tij, Tristan (djathtas), para Gjykatës së Apelit në Bukuresht, Rumani. 10 janar 2023.

Influencuesi britaniko-amerikan, Andrew Tate, ka humbur përpjekjen për t'i dhënë fund paraburgimit të tij në Rumani.

Tate u arrestua së bashku me vëllain e tij, Tristan, muajin e kaluar si pjesë e një hetimi mbi akuzat për trafikim me qenie njerëzore dhe përdhunim, të cilat ata i mohojnë.

Autoritetet dyshojnë se dyshja, së bashku me dy gra rumune – formuan një grup kriminal për trafikimin e njerëzve në Rumani dhe vende të tjera, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe.

Ata do të vazhdojë të mbesin në paraburgim edhe për 30 ditë, pasi një gjykatë rumune ankesën e tyre të martën.

Ish-kikboksieri, i lindur në SHBA, me nënshtetësi britanike, Tate ka ndërtuar një markë multimilionëshe në internet mbi konceptet e maskulinitetit, mizogjinisë dhe “krijimit të pasurisë”.

XS
SM
MD
LG