Ndërlidhjet

Talibanët akuzohen për vrasjen e një policeje


Gratë duke protestuar për të drejtat e tyre në provincën Herat të Afganistanit. Shtator, 2021.
Gratë duke protestuar për të drejtat e tyre në provincën Herat të Afganistanit. Shtator, 2021.

Militantët talibanë u akuzuan për vrasjen e një policeje në provincën Ghor të Afganistanit.

Gruaja u qëllua për vdekje para të afërmve të saj në qytetin Firozkoh, tha familja e saj për BBC-në.

Sipas disa raporteve, ajo ka qenë në muajin e tetë të shtatzënisë.

Talibanët e mohuan përfshirjen në rast dhe thanë se janë duke hetuar ngjarjen.

Prejse kanë rimarrë pushtetin në Afganistan më 15 gusht, udhëheqësit talibanë janë zotuar se do t’i respektojnë të drejtat e grave brenda kornizës së ligjit islamik, por incidente të shtypjes së grave janë duke u raportuar vazhdimisht.

Gjatë sundimit në periudhën 1996-2001, talibanët i kanë ndaluar gratë të punojnë, ndërsa vajzat nuk janë lejuar të shkojnë në shkollë.

Gjatë dy ditëve të fundit, gratë afgane kanë protestuar në Kabul dhe Herat, duke kërkuar mbrojtje të të drejtave të tyre.

XS
SM
MD
LG