Ekipet e shpëtimit duke bartur me barelë një grua, që ishte bllokuar nën rrënoja në Hataj. 10 shkurt 2023.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha më 11 janar se numri i viktimave nga tërmetet e 6 shkurtit në Turqi dhe Siri ka shkuar në mbi 25.000.
Ky njoftim vjen pak kohë pasi ekipet e shpëtimit në Turqi kanë nxjerr të gjalla nga rrënojat dy gra, pasi ato kishin qenë të bllokuara për 122 orë, thanë autoritetet të shtunën.
Një ditë më herët, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se autoritetet duhej të kishin vepruar më shpejt pas kësaj fatkeqësie natyrore.
Gjashtëdhjeteshtatë persona janë nxjerrë nga rrënojat në 24 orët paraprake, tha zëvendëspresidenti turk, Fuat Oktay, gjatë një adresimi në orët e vona të së premtes.
Rreth 80.000 persona janë duke u trajtuar në spitale, ndërkaq 1.05 milion persona anë mbetur pa shtëpi, tha Oktay.
“Qëllimi ynë kryesor është të sigurohemi që ata t’i kthehen jetës normale, duke u ofruar strehim brenda një viti dhe duke ua shëruar dhimbjen sa më shpejt që të jetë e mundur”, theksoi Oktay.
Në Siri, që po ashtu u godit nga tërmetet prej 7.8 dhe 7.5 ballësh, presidenti sirian, Bashar al-Assad, ka realizuar vizitën e parë në zonat e prekura nga tërmeti. Siç ka raportuar media shtetërore siriane, ai së bashku me gruan e tij Asma, kanë vizituar një spital në Alepo.
Qeveria e tij ka miratuar ndihmën humanitare për gjithë linjën e frontit në luftën civile 12-vjeçare, një lëvizje kjo që mund të ndihmojë miliona njerëz që kanë nevojë urgjente për ndihmë.
Në garë me kohën për të gjetur të mbijetuar nga tërmetet në Turqi dhe Siri
1/15Mesut Hancer mban për dore vajzën e tij të ndjerë 15-vjeçare, Irmak, më 7 shkurt. Ajo ishte një nga viktimat e tërmetit të 6 shkurtit në Kahramanmaras, Turqi.
Gati tre milionë njerëz jetojnë në qytetet jugore të Turqisë, Kahramanmaras dhe Gaziantep, ku ishte epiqendra e tërmetit që rrëzoi ndërtesa të shumta dhe shkatërroi lagje të tëra.
Ekipet e shpëtimit në Turqi dhe në Sirinë e shkatërruar nga lufta, punuan gjatë natës së 7 e 8 shkurtit, me shpresë që të gjenin më shumë të mbijetuar mes rrënojave pas tërmetit 7.8 ballë që goditi rajonin, duke vrarë mijëra njerëz.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
2/15Një grua duke qarë teksa qëndron mes rrënojave në Gaziantep.
Autoritetet në Turqi vlerësojnë se 13.5 milionë njerëz u prekën nga tërmeti në një zonë prej 450 kilometrash të gjerë që shtrihet nga Adana në perëndim deri në Dijarbakir në lindje.
Ekipet e shpëtimit në Turqi dhe në Sirinë e shkatërruar nga lufta, punuan gjatë natës së 7 e 8 shkurtit, me shpresë që të gjenin më shumë të mbijetuar mes rrënojave pas tërmetit 7.8 ballë që goditi rajonin, duke vrarë mijëra njerëz.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
3/15Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive e Turqisë tha se numri i të vdekurve në vend kaloi më shumë se 9.000 më 8 shkurt. Përveç atyre që janë ende të bllokuar nën rrënoja, shqetësimet po rriten se shumë njerëz do të ngrihen nga i ftohti deri në vdekje.
Ekipet e shpëtimit në Turqi dhe në Sirinë e shkatërruar nga lufta, punuan gjatë natës së 7 e 8 shkurtit, me shpresë që të gjenin më shumë të mbijetuar mes rrënojave pas tërmetit 7.8 ballë që goditi rajonin, duke vrarë mijëra njerëz.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
4/15Në Sirinë fqinje, një burrë shihet i ulur pranë trupave të familjes së tij më 7 shkurt në qytetin Xhindires, në provincën Alepo.
Ministria siriane e Shëndetësisë tha se numri i të vdekurve në zonat e kontrolluara nga qeveria ka kaluar mbi 1.200, ndërsa të paktën 1.400 njerëz kanë vdekur në veriperëndim të vendit të kontrolluar nga opozitarët, sipas reaguesve të parë vullnetarë të njohur si Helmetat e Bardha.
Ekipet e shpëtimit në Turqi dhe në Sirinë e shkatërruar nga lufta, punuan gjatë natës së 7 e 8 shkurtit, me shpresë që të gjenin më shumë të mbijetuar mes rrënojave pas tërmetit 7.8 ballë që goditi rajonin, duke vrarë mijëra njerëz.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
5/15Në qytetin sirian të Afrinit, një vajzë e vogël e cila ka lindur nën rrënojat e një pallati pesëkatësh, po trajtohet në një spital për fëmijë. Vendasit e zbuluan foshnjën pasi dëgjuan të qarat e saj nën rrënoja.
Ekipet e shpëtimit në Turqi dhe në Sirinë e shkatërruar nga lufta, punuan gjatë natës së 7 e 8 shkurtit, me shpresë që të gjenin më shumë të mbijetuar mes rrënojave pas tërmetit 7.8 ballë që goditi rajonin, duke vrarë mijëra njerëz.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
6/15Ekipet e shpëtimit punuan gjatë natës në Idlib të Sirisë, duke nxjerrë nga rrënojat të tjerë të mbijetuar, si dhe trupa. Me shumë rrugë të shkatërruara, mot të lig, mungesë burimesh dhe pajisje të rënda, shpëtimtarët po përpiqen të arrijnë në zonat më të goditura.
Ekipet e shpëtimit në Turqi dhe në Sirinë e shkatërruar nga lufta, punuan gjatë natës së 7 e 8 shkurtit, me shpresë që të gjenin më shumë të mbijetuar mes rrënojave pas tërmetit 7.8 ballë që goditi rajonin, duke vrarë mijëra njerëz.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
7/15Në qytetin sirian Xindiris, ekipet e shpëtimit shihen duke u ngrohur pranë një zjarri. Ekipet e shpëtimit kanë paralajmëruar se numri i të vdekurve do të vazhdojë të rritet pasi ndihmat nuk kanë mbërritur ende mes temperaturave të ulëta dhe ngricave.
Ekipet e shpëtimit në Turqi dhe në Sirinë e shkatërruar nga lufta, punuan gjatë natës së 7 e 8 shkurtit, me shpresë që të gjenin më shumë të mbijetuar mes rrënojave pas tërmetit 7.8 ballë që goditi rajonin, duke vrarë mijëra njerëz.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
8/15Anëtarët e ekipit të shpëtimit vazhduan operacionin gjatë natës në Adana, Turqi, duke kërkuar për të mbijetuarit që kanë mbetur ende të ngujuar në rrënoja.
Ekipet e shpëtimit në Turqi dhe në Sirinë e shkatërruar nga lufta, punuan gjatë natës së 7 e 8 shkurtit, me shpresë që të gjenin më shumë të mbijetuar mes rrënojave pas tërmetit 7.8 ballë që goditi rajonin, duke vrarë mijëra njerëz.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
9/15Në orët e hershme të mëngjesit, anëtarët e ekipit të shpëtimit holandez arritën të shpëtonin këtë grua turke në Hatay më 8 shkurt.
Ekipet e shpëtimit në Turqi dhe në Sirinë e shkatërruar nga lufta, punuan gjatë natës së 7 e 8 shkurtit, me shpresë që të gjenin më shumë të mbijetuar mes rrënojave pas tërmetit 7.8 ballë që goditi rajonin, duke vrarë mijëra njerëz.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
10/15Vullnetarët nuk i përmbanin emocionet teksa morën pjesë në operacionin e kërkimit dhe shpëtimin në Hatay.
Ekipet e shpëtimit në Turqi dhe në Sirinë e shkatërruar nga lufta, punuan gjatë natës së 7 e 8 shkurtit, me shpresë që të gjenin më shumë të mbijetuar mes rrënojave pas tërmetit 7.8 ballë që goditi rajonin, duke vrarë mijëra njerëz.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
11/15Një grua tjetër -- e fotografuar duke marrë reanimim kardiopulmonar pasi u nxor nga rrënojat -- vdiq më vonë nga lëndimet që kishte pësuar.
Ekipet e shpëtimit në Turqi dhe në Sirinë e shkatërruar nga lufta, punuan gjatë natës së 7 e 8 shkurtit, me shpresë që të gjenin më shumë të mbijetuar mes rrënojave pas tërmetit 7.8 ballë që goditi rajonin, duke vrarë mijëra njerëz.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
12/15Me shumë shtëpi të shkatërruara, shumë njerëz u detyruan të flenë në rrugë si kjo familje në Dijarbakir.
Ekipet e shpëtimit në Turqi dhe në Sirinë e shkatërruar nga lufta, punuan gjatë natës së 7 e 8 shkurtit, me shpresë që të gjenin më shumë të mbijetuar mes rrënojave pas tërmetit 7.8 ballë që goditi rajonin, duke vrarë mijëra njerëz.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
13/15Ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit ende po vazhdonin, njerëzit vizituan një sallë sportive në Kahramanmaras për të identifikuar viktimat që vdiqën nga tërmeti.
Ekipet e shpëtimit në Turqi dhe në Sirinë e shkatërruar nga lufta, punuan gjatë natës së 7 e 8 shkurtit, me shpresë që të gjenin më shumë të mbijetuar mes rrënojave pas tërmetit 7.8 ballë që goditi rajonin, duke vrarë mijëra njerëz.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
14/15Një grua shpërthen në lot jashtë sallës së sportit.
Ekipet e shpëtimit në Turqi dhe në Sirinë e shkatërruar nga lufta, punuan gjatë natës së 7 e 8 shkurtit, me shpresë që të gjenin më shumë të mbijetuar mes rrënojave pas tërmetit 7.8 ballë që goditi rajonin, duke vrarë mijëra njerëz.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
15/15Vullnetarët shpërndajnë ndihma në Antakia, në jug të Turqisë.
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka thënë se përpjekjet për shpëtim janë në garë me kohën, meqë shanset për të gjetur të mbijetuar të gjallë po zvogëlohen çdo minutë që kalon.
Ekipet e shpëtimit në Turqi dhe në Sirinë e shkatërruar nga lufta, punuan gjatë natës së 7 e 8 shkurtit, me shpresë që të gjenin më shumë të mbijetuar mes rrënojave pas tërmetit 7.8 ballë që goditi rajonin, duke vrarë mijëra njerëz.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Previous slide
Next slide
Tërmeti i së hënës prej 7.8 ballësh – që u pasua nga disa tërmete të tjera të fuqishme – në Turqi dhe Siri, është fatkeqësia e shtatë më vdekjeprurëse e këtij shekulli.
Një tërmet me magnitudë të ngjashme në Turqi më 1999 kishte vrarë mbi 17.000 persona.