Ndërlidhjet

Të paktën pesë të vrarë pas të shtënave në Poloni

Ekipet e emergjencës në vendin ku ndodhën të shtënat në Poloni.
Ekipet e emergjencës në vendin ku ndodhën të shtënat në Poloni.

Të paktën pesë persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur gjatë të shtënave në sheshin kryesor të Krakovës, thanë autoritetet në Poloni.

“I dyshuari është qëlluar nga policia dhe aktualisht po dërgohet në spital”, tha policia polake në një njoftim në X.

Sipas autoriteteve, rreth orës 15:00, një burrë që po kalonte afër sheshit, nisi të qëllonte drejt njerëzve nga makina e tij.

Në mesin e të plagosurve ka edhe policë, teksa në vendin dolën ekipet e emergjencës.

Një helikopter mjekësor në qendër të Krakovës pas të shtënave.
Një helikopter mjekësor në qendër të Krakovës pas të shtënave.

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, tha se po informohet nga ministri i Brendshëm i vendit për të shtënat, të cilat i cilësoi si “tragjike”.

Ai shtoi se autoritetet po hetojnë “të gjitha aspektet dhe rrethanat e sulmit” që ndodhi në qytetin e dytë më të madh të Polonisë.

Autoritetet në Poloni ende nuk kanë njoftuar lidhur me motivet e mundshme të këtij sulmi.

​
XS
SM
MD
LG