Ndërlidhjet

Teatri historik i Mariupolit që u godit nga sulmet ajrore ruse

Teatri historik në qytetin e rrethuar ukrainas të Mariupolit, që po përdorej si strehimore nga qindra civilë, është goditur nga granatimet ruse më 16 mars, tha ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.
Autoritetet e qytetit, që janë cituar nga AFP, thanë se po tentojnë të kuptojnë për numrin e viktimave, por thanë se këto përpjekje po pengohen nga granatimet ruse që po vazhdojnë në lagjet afër.
“Edhe një krim i tmerrshëm i luftës në Mariupol. Sulm masiv rus mbi Teatrin e Dramës ku qindra civilë të pafajshëm po fshiheshin. Ndërtesa tashmë është shkatërruar plotësisht. Rusët nuk e kanë ditur se kjo ndërtesë përdorej për strehimin e civilëve”, shkroi në Twitter Kuleba.
Pavarësisht dëshmive të shumta të sulmeve ruse në zonat civile, që janë dokumentuar nga gazetarët, përfshirë edhe nga korrespondentët e Radios Evropa e Lirë që janë në terren, Moska mohon se shënjestron zona civile. Ministria ruse e Mbrojtjes e akuzoi Batalionin Azov, një milici ukrainase e ekstremit të djathtë, për sulmin ndaj teatrit. Megjithatë, kjo ministri nuk dha asnjë provë për ta mbështetur këtë pretendim.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG