Ndërlidhjet

Temperatura në Kanada thyen rekorde


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese

Kanadaja regjistroi temperaturën më të lartë në historinë e saj, duke thyer një rekord 84 vjet të vjetër.

Termometri shënoi të dielën 46.6 gradë Celsius në qytezën Liton të provincës Kolumbia Britanike.

Rekordi i mëparshëm ishte regjistruar në dy qytete: Jellou Gras dhe Midejll, në korrik të vitit 1937.

Atëbotë, temperatura kishte arritur në 45 gradë Celsius.

Me temperatura të larta po përballen edhe pjesë të SHBA-së, sidomos Uashingtoni dhe Oregoni.

Shërbimi Kombëtar i Motit atje tha se vala e nxehtësisë është “historike” dhe se ajo do të vazhdojë gjatë gjithë javës.

Qytetet Sietëll dhe Portllend mund të përjetojnë të nxehtët më të madh gjatë ditës së sotme.

Temperaturat atje tashmë kanë kaluar 40 gradë Celsius.

Ekspertët thonë se ndryshimi i klimës pritet të rrisë frekuencën e ngjarjeve ekstreme të motit, të tilla si valët e nxehtësisë.

XS
SM
MD
LG