Përshkallëzohen tensionet mes Indisë dhe Pakistanit, pas sulmit vdekjeprurës në Kashmir
Përshkallëzohen tensionet mes Indisë dhe Pakistanit, pas sulmit vdekjeprurës në Kashmir
Oficerët e policisë bëjnë homazhe para viktimave të sulmit vdekjeprurës në Pahalgam në Kashmirin e kontrolluar nga India, 23 prill 2025.
Tensionet mes rivalëve të moçëm, Indisë dhe Pakistanit, janë përshkallëzuar të enjten, pasi Nju Delhi e ndërmori një ofensivë diplomatike kundër Islamabadit, duke e fajësuar atë për një sulm vdekjeprurës që vrau 26 njerëz, kryesisht turistë, në rajonin e diskutueshëm të Kashmirit.
India e akuzoi Pakistanin të mërkurën në mbrëmje se po e mbështet “terrorizmit përgjatë kufitarit” dhe mori masa diplomatike, përfshirë uljen e nivelit të marrëdhënieve diplomatike, pezullimin e një marrëveshjeje të rëndësishme për ndarjen e ujërave dhe mbylljen e pikëkalimit kryesor tokësor me Pakistanin.
Pakistani i hodhi poshtë akuzat, ndërsa një grup militant i panjohur më parë, që e quan veten Qëndresa e Kashmirit, mori përgjegjësinë për sulmin.
Islamabadi tha se do të përgjigjet ndaj veprimeve të Indisë të enjten dhe se do të mbledhë Komitetin e Sigurisë Kombëtare, i përbërë nga zyrtarë të lartë civilë dhe ushtarakë.
“India ka ndërmarrë hapa të papërgjegjshëm dhe ka bërë akuza”, tha ministri i Jashtëm i Pakistanit, Ishaq Dar, për kanalin lokal televiziv Dunya News.
Dar shtoi se veprimet e Indisë deri tani kanë qenë “jokinetike” [joushtarake], dhe paralajmëroi se “çdo hap kinetik nga India do të marrë përgjigje të njëjtë kinetike” nga Pakistani.
Marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve kanë qenë të brishta gjithsesi, veçanërisht pas vendimit të Indisë për t’ia hequr Kashmirit statusin gjysmautonom në vitin 2019.
India dhe Pakistani e administrojnë secila nga një pjesë të Kashmirit, por të dyja e duan për vete të gjithë territorin.
Ato ka kohë të gjatë që e akuzojnë njëra-tjetrën për mbështetje të forcave që destabilizojnë njëri-tjetrin, dhe Nju Delhi e cilëson gjithë militantizmin në Kashmir si terrorizëm të mbështetur nga Pakistani.
Pakistani e mohon këtë dhe shumë myslimanë të Kashmirit e shohin luftën e militantëve si një përpjekje të brendshme për liri.
India tha të enjten i ka kërkuar një numri diplomatësh pakistanezë të largohen nga Nju Delhi, ndërsa diplomatët indianë i ka tërhequr nga Pakistani.
Jeta në Kashmir pas heqjes së autonomisë
1/15Një grua ecë nëpër rrugët e boshatisura të Kashmirit. India, pas revokimit të autonomisë ka vendosur masa të rrepta sigurie dhe kufizime të lëvizjeve.
Më 5 gusht India e revokoi autonominë e Kashmirit. Një muaj më pas, pamjet tregojnë se jeta atje ka ndryshuar rrënjësisht.
2/15Dhoma e pritjes së një hoteli është e zbrazët. Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, ka thënë se revokimi i autonomisë do të lejojë që Nju Delhi të heqë qafe rajonin e "terrorizmit dhe separatizmit".
Më 5 gusht India e revokoi autonominë e Kashmirit. Një muaj më pas, pamjet tregojnë se jeta atje ka ndryshuar rrënjësisht.
3/15Një grua kalon pranë një xhamie në Kashmirin e banuar me shumicë myslimane.
Më 5 gusht India e revokoi autonominë e Kashmirit. Një muaj më pas, pamjet tregojnë se jeta atje ka ndryshuar rrënjësisht.
4/15Burrat ngasin një motoçikletë në një treg të mbyllur.
Më 5 gusht India e revokoi autonominë e Kashmirit. Një muaj më pas, pamjet tregojnë se jeta atje ka ndryshuar rrënjësisht.
5/15Për shkak të kufizimeve të vendosura nga autoritetet në Kashmir, këto taksi nuk kanë lëvizur për një kohë të gjatë nga ky vendparkim.
Më 5 gusht India e revokoi autonominë e Kashmirit. Një muaj më pas, pamjet tregojnë se jeta atje ka ndryshuar rrënjësisht.
6/15Një burrë lutet në xhami. Rajonin e Kashmirit e pretendon edhe Pakistani. Kryeministri pakistanez, Imran Khan, paralajmëroi për rrezikun e një masakre të re dhe spastrimit etnik të myslimanëve në Kashmir, sikurse ajo e Srebrenicës.
Më 5 gusht India e revokoi autonominë e Kashmirit. Një muaj më pas, pamjet tregojnë se jeta atje ka ndryshuar rrënjësisht.
7/15Një grua kalon pranë forcave të sigurisë indiane. Pas revokimit të autonomisë, India dërgoi mijëra trupa në rajon.
Më 5 gusht India e revokoi autonominë e Kashmirit. Një muaj më pas, pamjet tregojnë se jeta atje ka ndryshuar rrënjësisht.
8/15Një pompë derivateve që është mbyllur .
Më 5 gusht India e revokoi autonominë e Kashmirit. Një muaj më pas, pamjet tregojnë se jeta atje ka ndryshuar rrënjësisht.
9/15Punëtorët e një gazete lokale pinë çaj gjatë pauzës. Linjat telefonike dhe shërbimet e internetit, po ashtu vazhdojnë të mbeten të bllokuara në Kashmir, me qëllim të parandalimit të trazirave.
Më 5 gusht India e revokoi autonominë e Kashmirit. Një muaj më pas, pamjet tregojnë se jeta atje ka ndryshuar rrënjësisht.
10/15Një grua nga Kashmiri ecë në rrugët e boshatisura.
Më 5 gusht India e revokoi autonominë e Kashmirit. Një muaj më pas, pamjet tregojnë se jeta atje ka ndryshuar rrënjësisht.
11/15Kufizimet kanë ndalur edhe aktivitetet sportive. Një person ecë brenda një stadiumi të boshatisur.
Më 5 gusht India e revokoi autonominë e Kashmirit. Një muaj më pas, pamjet tregojnë se jeta atje ka ndryshuar rrënjësisht.
12/15Një burrë nga Kashmiri lundron me një barkë tradicionale.
Më 5 gusht India e revokoi autonominë e Kashmirit. Një muaj më pas, pamjet tregojnë se jeta atje ka ndryshuar rrënjësisht.
13/15Gazetarët punojnë në një qendër të mediave. Retorika mes Indisë dhe Pakistanit vetëm sa po tensionohet. Ato kanë zhvilluar dy luftëra dhe një konflikt të kufizuar mbi Kashmirin që nga viti 1947.
Më 5 gusht India e revokoi autonominë e Kashmirit. Një muaj më pas, pamjet tregojnë se jeta atje ka ndryshuar rrënjësisht.
14/15Një park i fëmijëve, por aty nuk dëgjohet asnjë zë fëmije.
Më 5 gusht India e revokoi autonominë e Kashmirit. Një muaj më pas, pamjet tregojnë se jeta atje ka ndryshuar rrënjësisht.
15/15Një burrë lexon gazetën ndërsa të tjerët blejnë perime. Pakistani ka hedhur poshtë mundësinë e përgjigjes ushtarake ndaj vendimit të Indisë për t’i hequr statusin special rajonit të Kashmirit.
Më 5 gusht India e revokoi autonominë e Kashmirit. Një muaj më pas, pamjet tregojnë se jeta atje ka ndryshuar rrënjësisht.
Previous slide
Next slide
Misionet diplomatike në të dyja vendet do ta zvogëlojnë numrin e stafit nga 55 në 30 nga 1 maji, njoftoi të mërkurën mbrëma sekretari i Jashtëm i Indisë, Vikram Misri.
Misri gjithashtu tha se i vetmi pikëkalim tokësor funksional mes dy vendeve do të mbyllet, dhe shtoi se India po e pezullon traktatin e rëndësishëm për ndarjen e ujërave.
Traktati për Ujërat e Indusit, i ndërmjetësuar nga Banka Botërore në vitin 1960, lejon ndarjen e ujërave të një sistemi lumenjsh që është thelbësor për të dyja vendet, veçanërisht për bujqësinë në Pakistan. Traktati u ka mbijetuar dy luftëra mes Indisë dhe Pakistanit, në vitet 1965 dhe 1971, dhe një përplasjeje madhore kufitare në vitin 1999.
Në Kashmir, banorët mbyllën tregjet, bizneset dhe shkollat të mërkurën në shenjë proteste, të shqetësuar se sulmi mund t’i dëmtojë ekonominë dhe turizmin në rajon.
Varrimi i disa prej viktimave u krye gjithashtu në disa qytete indiane, dhe njerëzit morën pjesë në nderimin e tyre duke ndezur qirinj në disa vende, përfshirë Srinagarin, qytetin kryesor në Kashmir.