Ndërlidhjet

Më shumë afganë që kanë punuar për SHBA-në, pritet të zhvendosen


Kabul, Afganistan

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara votoi për t’iu mundësuar mijëra afganëve që kanë punuar me amerikanët gjatë luftës në Afganistan, të marrin viza speciale për të imigruar në Shtetet e Bashkuara.

Ligji do të mundësojë 8,000 viza speciale për përkthyesit dhe të tjerët që kanë ndihmuar SHBA-në dhe janë në rrezik të hakmarrjes nga talibanët, tani që forcat ndërkombëtare janë duke u tërhequr nga Afganistani.

Dhoma e kaloi masën e re me 407 vota për dhe 16 kundër. Masa tani është në Senat.

Qysh në vitin 2014, mbi 26,500 afganë janë akomoduar në SHBA me viza speciale.

Një grup tjetër prej 700 afganësh, që kanë punuar për Qeverinë amerikane, dhe familjarë të tyre pritet të zhvendosen në SHBA nga fundi i korrikut.

Forcat ndërkombëtare pritet të përfundojnë tërheqjen nga Afganistani në fund të gushtit.

Rreth 20,000 afganë kanë shprehur interesim për të aplikuar për viza speciale, për t’u zhvendosur në SHBA, por shumë prej tyre nuk janë në faza të avancuara të procesit të gjatë të verifikimit, që kërkohet për zhvendosje.

XS
SM
MD
LG