Zjarrfikësit punojnë pranë një ndërtese të goditur nga tërmeti në Hualien të Tajvanit. 3 prill 2024.
Një tërmet prej 7.2 ballësh ka goditur Tajvanin më 3 prill duke vrarë nëntë persona dhe duke lënduar më shumë se 700 të tjerë.
Si pasojë e tërmetit – që ishte më i fuqishmi që ka goditur këtë ishull në të paktën 25 vjet – u lëshuan paralajmërime për cunami në jug të Japonisë dhe Filipine, por më vonë autoritetet tërhoqën paralajmërimet.
Epiqendra e tërmetit ishte në qarkun lindor malor të Hualienit.
Autoritetet thanë se 60 nga 77 personat e bllokuar nën rrënoja ndodhen në një tunel në veri të qytetit Hualien, ndërkaq dy shtetas gjermanë kanë ngecur në një tunel tjetër.
Qeveria tajvaneze tha se numri i të lënduarve është 736.
Tërmeti ndodhi rreth orës 08:00, sipas kohës lokale, të mërkurën. Administrata Qendrore e Motit të Tajvanit tha se tërmeti kishte një thellësi prej 15.5 kilometrash.
Pasojat nga tërmeti më i fuqishëm ndër dekada në Tajvan
1/14Kjo foto e bërë nga Agjencia Qendrore e Lajmeve të Tajvanit (CNA) më 3 prill 2024, tregon një ndërtesë të dëmtuar në Hualien, pas tërmetit të fuqishëm që e goditi Tajvanin.
Nëntë persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 700 të tjerë janë lënduar nga tërmeti vdekjeprurës prej 7.2 ballësh që goditi Tajvanin mëngjesin e 3 prillit. Epiqendra e tërmetit ishte në qarkun lindor të Hualienit.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
2/14Ekipet e shpëtimit në terren në Hualien, 3 prill 2024. Mediat lokale raportojnë se ka njerëz që kanë ngecur në ndërtesat e dëmtuara.
Nëntë persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 700 të tjerë janë lënduar nga tërmeti vdekjeprurës prej 7.2 ballësh që goditi Tajvanin mëngjesin e 3 prillit. Epiqendra e tërmetit ishte në qarkun lindor të Hualienit.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
3/14Një ndërtesë e rrëzuar si pasojë e tërmetit në Nju Taipei, Tajvan.
Nëntë persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 700 të tjerë janë lënduar nga tërmeti vdekjeprurës prej 7.2 ballësh që goditi Tajvanin mëngjesin e 3 prillit. Epiqendra e tërmetit ishte në qarkun lindor të Hualienit.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
4/14Aksioni për të shpëtuar të bllokuarit në ndërtesat e shkatërruara në Hualien, 3 prill 2024.
Tërmeti, i cili shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike në kryeqytetin Taipei, ndodhi në orën 7 e 58 minuta sipas orës lokale, në një thellësi prej 15.5 kilometrash larg bregdetit jugor të Tajvanit, njoftoi shërbimi sizmologjik shtetëror.
Nëntë persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 700 të tjerë janë lënduar nga tërmeti vdekjeprurës prej 7.2 ballësh që goditi Tajvanin mëngjesin e 3 prillit. Epiqendra e tërmetit ishte në qarkun lindor të Hualienit.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
5/14Një pamje nga brenda e një apartamenti të dëmtuar nga tërmeti në Nju Taipei, Tajvan, 3 prill 2024.
Nëntë persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 700 të tjerë janë lënduar nga tërmeti vdekjeprurës prej 7.2 ballësh që goditi Tajvanin mëngjesin e 3 prillit. Epiqendra e tërmetit ishte në qarkun lindor të Hualienit.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
6/14Njerëzit shikojnë një ndërtesë gati të rrëzuar nga tërmeti në Hualien.
Nëntë persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 700 të tjerë janë lënduar nga tërmeti vdekjeprurës prej 7.2 ballësh që goditi Tajvanin mëngjesin e 3 prillit. Epiqendra e tërmetit ishte në qarkun lindor të Hualienit.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
7/14Ndërtesa të dëmtuara pas tërmetit në qytetin Nju Taipei, 3 prill 2024.
Banorët thanë se kanë ndier së paku 25 goditje pasuese të tërmetit në Taipei.
Nëntë persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 700 të tjerë janë lënduar nga tërmeti vdekjeprurës prej 7.2 ballësh që goditi Tajvanin mëngjesin e 3 prillit. Epiqendra e tërmetit ishte në qarkun lindor të Hualienit.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
8/14Produktet që kanë rënë nga raftet në një dyqan në qytetin Yilan pas një tërmeti më 3 prill 2024.
Agjencia shtetërore e lajmeve tha se ishte tërmeti më i forti që nga viti 1999, kur Tajvani u godit nga një tërmet prej 7.6 ballësh që vrau rreth 24.000 njerëz dhe shkatërroi ose dëmtoi rreth 50.000 shtëpi.
Nëntë persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 700 të tjerë janë lënduar nga tërmeti vdekjeprurës prej 7.2 ballësh që goditi Tajvanin mëngjesin e 3 prillit. Epiqendra e tërmetit ishte në qarkun lindor të Hualienit.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
9/14Ekipet emergjente gjatë operacioneve të kërkim-shpëtimit në rrënojat e një ndërtese të shembur nga tërmeti.
Nëntë persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 700 të tjerë janë lënduar nga tërmeti vdekjeprurës prej 7.2 ballësh që goditi Tajvanin mëngjesin e 3 prillit. Epiqendra e tërmetit ishte në qarkun lindor të Hualienit.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
10/14Rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga tërmeti në bregu lindor të Tajvanit, 3 prill 2024.
Nëntë persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 700 të tjerë janë lënduar nga tërmeti vdekjeprurës prej 7.2 ballësh që goditi Tajvanin mëngjesin e 3 prillit. Epiqendra e tërmetit ishte në qarkun lindor të Hualienit.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
11/14Një tjetër ndërtesë e anuar dhe gati të shembet si pasojë e tërmetit në Hualien.
Nëntë persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 700 të tjerë janë lënduar nga tërmeti vdekjeprurës prej 7.2 ballësh që goditi Tajvanin mëngjesin e 3 prillit. Epiqendra e tërmetit ishte në qarkun lindor të Hualienit.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
12/14Operatori i energjisë, Taipower, tha se mbi 87.000 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, porse dy centralet bërthamore të vendit nuk janë prekur nga reduktimet e energjisë elektrike.
Nëntë persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 700 të tjerë janë lënduar nga tërmeti vdekjeprurës prej 7.2 ballësh që goditi Tajvanin mëngjesin e 3 prillit. Epiqendra e tërmetit ishte në qarkun lindor të Hualienit.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
13/14Punëtorët e shpëtimit që kërkojnë për të mbijetuarit që kanë ngecur në një ndërtesë të dëmtuar në Nju Taipei, pas tërmetit që goditi lindjen e Tajvanit.
Nëntë persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 700 të tjerë janë lënduar nga tërmeti vdekjeprurës prej 7.2 ballësh që goditi Tajvanin mëngjesin e 3 prillit. Epiqendra e tërmetit ishte në qarkun lindor të Hualienit.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
14/14Nxënësit u evakuuan në një fushë lojërash në një shkollë në Xiamen, në provincën Fujian të Kinës lindore më 3 prill 2024, pas tërmetit që goditi Tajvanin.
Nëntë persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 700 të tjerë janë lënduar nga tërmeti vdekjeprurës prej 7.2 ballësh që goditi Tajvanin mëngjesin e 3 prillit. Epiqendra e tërmetit ishte në qarkun lindor të Hualienit.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Previous slide
Next slide
Ndërkaq, autoritetet në Japoni paralajmëruan qytetarët se cunami mund të godasë pjesën jugore të Okinavës, por më pas tërhoqën këtë paralajmërim.
Paralajmërime të njëjta për cunami lëshoi edhe Filipine, duke u kërkuar banorëve pranë bregdetit që të evakuoheshin.
Autoritetet në Tajvan thanë se kanë regjistruar 25 goditje pasuese. Tërmeti është ndier është në shtete të tjera, përfshirë në Kinë.
Për shkak të dridhjeve të tokës, operatori i energjisë Taipower, tha se mbi 87.000 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, duke shtuar se dy centralet bërthamore të vendit nuk janë prekur nga reduktimet.
Agjencia zyrtare e lajmeve e Tajvanit tha se ky ishte tërmeti më i fuqishëm që ka goditur ishullin që nga viti 1999, kur një tërmet prej 7.6 ballësh të Rihterit vrau afër 2.400 persoa dhe shkatërroi 50.000 ndërtesa.