Ndërlidhjet

Një tërmet i ri godet Malin e Zi


Fotografi ilustruese nga arkivi.
Fotografi ilustruese nga arkivi.

Një tërmet prej 4.7 shkallësh të Rihterit u regjistrua më 3 prill afër Nikshiqit në Mal të Zi, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).

Epiqendra e tërmetit ishte 32 kilometra në veriperëndim të Nikshiqit, në një thellësi prej dhjetë kilometrash.

Dridhjet e tokës u regjistruan në orën 10:40 të së mërkurës.

Disa persona kanë shkruar në rrjetet sociale se kanë ndier dridhje të tokës në Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi.

EMCS-ja tha se epiqendra e tërmetit ishte 28 kilometra në verilindje të Bileças në Bosnje dhe 80 kilometra në juglindje të Mostarit.

Zona përreth komunës së Nikshiqit, qytetit të dytë më të madh në Mal të Zi që ndodhet në perëndim të shtetit, po ashtu u godit të martën në mbrëmje nga një tërmet prej 4.3 ballësh.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG