Ndërlidhjet

Tërmet i fuqishëm në Bosnjë, raportohet për të lënduar


Pasojat e tërmetit në Mostar, Bosnjë Hercegovinë, 22 prill 2022.

Të paktën një person ka pësuar lëndime të rënda nga një tërmet i fuqishëm prej 5.7 ballësh të Rihterit që goditi Bosnjë e Hercegovinën në orët e vona të 22 prillit.

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, epiqendra e tërmetit ishte 20 kilometra në lindje të Stolacit dhe 45 kilometra në juglindje të Mostarit.

Qendra Shëndetësore në Stolac ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se një grua është lënduar rëndë në këtë qytet. Siç u tha, bëhet fjalë për një grua të lindur në vitin 1992.

Ajo u gjet nën rrënoja, pasi një pjesë e një kodre u shemb mbi shtëpinë e familjes së saj. E lënduara është transferuar me urgjencë në Qendrën Klinike të Mostarit, 40 kilometra larg Stolacit.

Nga Qendra Shëndetësore e Stolacit thanë se ka më shumë të lënduar, por ende nuk e kanë numrin e saktë.

Fotot e para të pasojave të tërmetit në Lubinje të Bosnjë e Hercegovinës, 22 prill 2022.
Fotot e para të pasojave të tërmetit në Lubinje të Bosnjë e Hercegovinës, 22 prill 2022.

Tërmeti që goditi këtë shtet të Ballkanit Perëndimor në orën 23:07, kishte thellësi prej 5 kilometrash.

Dridhje të tokës janë ndier edhe në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi.

XS
SM
MD
LG