Thatësira në Danub nxjerr në sipërfaqe luftanije naziste
- Amos Chapple,
- Reuters dhe
- AFP
Rënia e nivelit të ujit në Lumin Danub ka zbuluar luftanije naziste në Serbi dhe një motoçikletë ushtarake në Hungari, teksa thatësira ka prekur shumicën e Evropës.
5
Afër motoçikletës, mbetjet mortore të dy ushtarëve nazistë u gjetën së bashku me etiketën e emrit të njërit prej tyre, ku shkruhej “Waffen SS”, si dhe një medalje për shërbim në Gadishullim Taman, që gjendet në Rusinë e sotme.
6
Një peshkatar duke lundruar pranë luftanijes gjermane në Prahovo më 13 gusht.
Disa anije të fundosura gjermane janë larguar viteve të fundit, me qëllim të lehtësimit të lundrimit, por puna është ndërlikuar pasi janë gjetur eksplozivë në disa prej anijeve.
Disa anije të fundosura gjermane janë larguar viteve të fundit, me qëllim të lehtësimit të lundrimit, por puna është ndërlikuar pasi janë gjetur eksplozivë në disa prej anijeve.
7
Në gusht të vitit 2024, një ekip nga Qendra për Veprim kundër Minave e Serbisë gjeti këto municione të pashpërthyera teksa po tërhiqte një anije gjermane nga ujërat e Danubit afër Prahovos.
8
Brigjet e Danubit afër Novi Sadit më 7 gusht.
Disa eksplozivë të epokës së Luftës së Dytë Botërore janë zbuluar afër Novi Sadit pas thatësisë, përfshirë një mortajë dhe një bombë ajrore.
Disa eksplozivë të epokës së Luftës së Dytë Botërore janë zbuluar afër Novi Sadit pas thatësisë, përfshirë një mortajë dhe një bombë ajrore.