Liqenet dhe lumenjtë thahen
- Reuters
Fotografi të realizuara në vendeve ku dikur kishte sasi të mëdha uji, por që tani janë tharë ose niveli i ujit ka rënë në mënyrë drastike. Thatësira e madhe ka goditur pjesë të ndryshme të botës, duke bërë që të pakësohen furnizimet me ujë.
5
Rënia e nivelit të ujit në lumin Rine, në Këln të Gjermanisë, fotografuar më 30 korrik 2026.
6
Nivele të ulëta të ujit në rezervuarin San Karlos, afër Peridotit në Arizona të Shteteve të Bashkuara. 3 korrik 2026.
7
Një mjet lundrues i epokës së Luftës së Dytë Botërore shihet në brigjet e liqenit Mead në SHBA. Mead është rezervuari më i madh në SHBA, sa i përket kapacitetit të ujit, por sipas autoriteteve, viteve të fundit niveli i ujit ka rënë për shkak të periudhave të gjata të thatësisë, rritjes së temperaturave dhe dëmeve të shkaktuara në brigjet e lumit Kolorado. 21 korrik 2026.
8
Pamje nga lart e rënies së nivelit të ujit në rezervuarin Hovden, në Britani më 29 korrik 2026. Niveli i ujit ka rënë për shkak të thatësisë dhe mungesës së reshjeve të shiut.