Thatësira në Evropë mund të jetë më e rënda e regjistruar ndonjëherë

Një rosë në kërkim të ujit në shtratin e tharë të liqenit Velence në Hungari. 11 gusht 2022.
Vala e thatësirës që ka goditur Bashkimin Evropian mund të jetë më e rëndë se ajo e vitit 2018-të, e cila tashmë ishte përcaktuar si "një nga më të këqijat e regjistruara ndonjëherë".
Kjo u bë e ditur nga një zëdhënës i Komisionit të BE-së, i cili specifikoi se mbledhja e të dhënave "është ende në progres" dhe se vlerësimet e sakta do të jenë të mundshme vetëm më pas.
Shifrat e fundit nga Observatori Evropian i Thatësirës (EDO) tregojnë se rreth 45 për qind e territorit të bllokut është në kushte paralajmëruese – e dyta nga tre kategoritë e thatësirës – në 10 ditët që çojnë deri në 20 korrik.
Më shqetësuesja është se 15 për qind e tokës ka kaluar në gjendjen më të rëndë të “alarmit”, çka do të thotë se jo vetëm po thahet toka, por po vuajnë edhe bimët dhe të mbjellat.
Italia është një nga vendet më të goditura nga thatësira aktuale, duke shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në zonat përreth lumit Po, i cili përbën më shumë se një të tretën e prodhimit bujqësor të vendit.
"Zot, mos na harro": Thatësira historike mbërthen Evropën
1/14Një bari duke nxjerrë ujë nga një bunar pranë liqenit të tharë Amara, në Rumani, më 27 korrik. Rumania është njëri ndër vendet e Evropës që i ka mbërthyer thatësira e madhe.
Tharja e lumenjve po nxjerr në sipërfaqe anije të fundosura, kurse priftërinjtë rumunë po luten për shi, teksa Evropa Qendrore po përballet me një thatësirë të jashtëzakonshme. (Përgatiti: Trim Haliti)
2/14Shtrati i liqenit Amara në Rumaninë juglindore, më 27 korrik. Mbi 200 qytete dhe fshatra në Rumani kanë kufizuar përdorimin e ujit gjatë verës.
Tharja e lumenjve po nxjerr në sipërfaqe anije të fundosura, kurse priftërinjtë rumunë po luten për shi, teksa Evropa Qendrore po përballet me një thatësirë të jashtëzakonshme. (Përgatiti: Trim Haliti)
3/14Një grua duke u gjunjëzuar pranë një turme të vogël, të mbledhur në Draganesti-Vlasca, në Rumaninë jugore, për t’u lutur për shi, më 24 korrik.
Tharja e lumenjve po nxjerr në sipërfaqe anije të fundosura, kurse priftërinjtë rumunë po luten për shi, teksa Evropa Qendrore po përballet me një thatësirë të jashtëzakonshme. (Përgatiti: Trim Haliti)
4/14Priftërinjtë duke qëndruar në tokë të tharë bujqësore, gjatë shërbimit fetar të 24 korrikut, afër vendbanimit Draganesti-Vlasca, ku vendësit dhe udhëheqësit fetarë u lutën për shi.
Një grua 81-vjeçare, e cila ka marrë pjesë në këtë ceremoni, ka thënë për Reuters se kurrë nuk ka parë thatësirë po aq të madhe sa ajo që aktualisht po e prek Rumaninë.
“Ne kemi fëmijë. Kemi bagëti”, ka thënë ajo. “Bëjmë përpjekje për t’i mbjellë domatet në kopsht, më pas ato thahen, dhe nuk kemi asgjë për të ngrënë. Zot, jepna shi. Mos na harro”.
Tharja e lumenjve po nxjerr në sipërfaqe anije të fundosura, kurse priftërinjtë rumunë po luten për shi, teksa Evropa Qendrore po përballet me një thatësirë të jashtëzakonshme. (Përgatiti: Trim Haliti)
5/14Një grua duke u gjunjëzuar gjatë një shërbimi fetar, të mbajtur për t’u lutur për reshje shiu në qarkun Teleorman të Rumanisë, më 24 korrik. Para saj shihen priftërinjtë.
Tharja e lumenjve po nxjerr në sipërfaqe anije të fundosura, kurse priftërinjtë rumunë po luten për shi, teksa Evropa Qendrore po përballet me një thatësirë të jashtëzakonshme. (Përgatiti: Trim Haliti)
6/14Banorët duke bërë përpjekje për shuarjen e një zjarri pyjor afër Kecskemetit, në Hungari, më 14 korrik. Hungaria po ashtu është goditur rëndë nga thatësira e vazhdueshme.
Tharja e lumenjve po nxjerr në sipërfaqe anije të fundosura, kurse priftërinjtë rumunë po luten për shi, teksa Evropa Qendrore po përballet me një thatësirë të jashtëzakonshme. (Përgatiti: Trim Haliti)
7/14Fotografi që tregon një pellg të vogël uji që ka mbetur në liqenin e peshkimit Halda, në veriun e Hungarisë, më 20 korrik.
Tharja e lumenjve po nxjerr në sipërfaqe anije të fundosura, kurse priftërinjtë rumunë po luten për shi, teksa Evropa Qendrore po përballet me një thatësirë të jashtëzakonshme. (Përgatiti: Trim Haliti)
8/14Një termometër rrugor duke shfaqur temperaturën prej 43 gradë celsius në Nagikanisha, Hungari, më 23 korrik. Bujqit nëpër Evropën Qendrore kanë raportuar dëme prej thatësirës ndaj rreth 550,000 hektarëve tokë, ka njoftuar Ministria hungareze e Bujqësisë këtë muaj.
Tharja e lumenjve po nxjerr në sipërfaqe anije të fundosura, kurse priftërinjtë rumunë po luten për shi, teksa Evropa Qendrore po përballet me një thatësirë të jashtëzakonshme. (Përgatiti: Trim Haliti)
9/14Fotografitë nga Italia veriore, ku uji po racionohet, shfaqin rezultate dramatike të thatësirës. Kjo fotografi e 15 qershorit shfaq një anije që është fundosur nga një bombë amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore në lumin Po të Italisë. Anija ka dalë mbi sipërfaqe nga varri i saj ujor si rezultat i niveleve jashtëzakonisht të ulëta të ujit.
Tharja e lumenjve po nxjerr në sipërfaqe anije të fundosura, kurse priftërinjtë rumunë po luten për shi, teksa Evropa Qendrore po përballet me një thatësirë të jashtëzakonshme. (Përgatiti: Trim Haliti)
10/14Traktorët e pajisur me pompa duke nxjerrë ujë nga lumi Po, në një kanal ujitjeje, më 22 qershor. Poja është lumi më i gjatë i Italisë dhe i furnizon me ujë disa prej rajoneve më të njohura për prodhim të ushqimit në Itali.
Tharja e lumenjve po nxjerr në sipërfaqe anije të fundosura, kurse priftërinjtë rumunë po luten për shi, teksa Evropa Qendrore po përballet me një thatësirë të jashtëzakonshme. (Përgatiti: Trim Haliti)
11/14Varka që kanë ngecur në një kanal të tharë, në Torricella, Itali veriore, më 14 korrik.
Tharja e lumenjve po nxjerr në sipërfaqe anije të fundosura, kurse priftërinjtë rumunë po luten për shi, teksa Evropa Qendrore po përballet me një thatësirë të jashtëzakonshme. (Përgatiti: Trim Haliti)
12/14Shtrati guror i lumit Sangone në Torino, Itali, më 19 qershor. Në disa qytete veriore italiane po zbatohen masa të jashtëzakonshme për kursimin e ujit, si ndalimi i larjes së dyfishtë të flokëve të klientëve nëpër floktari.
Tharja e lumenjve po nxjerr në sipërfaqe anije të fundosura, kurse priftërinjtë rumunë po luten për shi, teksa Evropa Qendrore po përballet me një thatësirë të jashtëzakonshme. (Përgatiti: Trim Haliti)
13/14Barka që kanë ngecur si rezultat i pakësimit të ujit në liqenin Brenets, një kanal ndërmjet Francës dhe Zvicrës, më 18 korrik. Sipas Reuters, një kombinim faktorësh ka kontribuuar në gjendjen aktuale të liqenit, përfshirë shkarjet gjeologjike që e kanë shterur një pjesë të ujit, si dhe mungesën e shiut dhe valën e të nxehtit veror.
Tharja e lumenjve po nxjerr në sipërfaqe anije të fundosura, kurse priftërinjtë rumunë po luten për shi, teksa Evropa Qendrore po përballet me një thatësirë të jashtëzakonshme. (Përgatiti: Trim Haliti)
14/14Në Portugalinë qendrore, më 13 korrik, ky fshat dikur i zhdukur nën ujë, ka dalë në sipërfaqe pas rënies së nivelit të ujit në rezervuarin e Kabrilit.
Tharja e lumenjve po nxjerr në sipërfaqe anije të fundosura, kurse priftërinjtë rumunë po luten për shi, teksa Evropa Qendrore po përballet me një thatësirë të jashtëzakonshme. (Përgatiti: Trim Haliti)
Previous slide
Next slide
Në Zvicër, Shoqata e Peshkimit ka deklaruar se peshqit po ngordhin me përmasa historike dhe druhet se shumë lloje mund të zhduken përgjithmonë.
Ndërkohë, lumi i dytë më i madh i Evropës, Rehni, vazhdon të thahet me nivelet e ujit që janë ulur në minimum, duke prekur arteriet kryesore të nevojshme për transport. Aktualisht anijet në lumë qarkullojnë ende, por shumica e tyre me ngarkesa të vogla.
Gjithashtu, hapësirat e gjelbra të thata në Berlin ilustrojnë atë që ambientalistët thonë, se një pjesë e madhe e Gjermanisë është përfshirë nga “thatësira ekstreme”, ose nga “thatësira e jashtëzakonshme”.
Franca ka ngritur një ekip krizash për t’u përballur me thatësirën e saj më të madhe në histori, e cila ka lënë fshatrat e djegura pa ujë të pijshëm, ku në disa rajone ka rënë vetëm 2 herë shi në tre muaj.